19 Prill 2024

Dështon nostrifikimi i parë i diplomës kosovare

Bruksel, 23 prill - Nostrifikimi i parë i diplomës në Bruksel, në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka dështuar, shkruajnë mediat serbe.

Duke u thirrur në burimet brenda selisë së diplomacisë evropiane. “Novosti” thotë se çdo gjë ka qenë gati për procedurën në prani të grupit trepalësh të ekspertëve, por \"ajo ka rënë poshtë për shkak se pretenduesit për nostrifikim të diplomës i ka munguar një dokument përcjellës\".

Sipas burimit të njëjtë, bëhet fjalë për diplomën universitare të një studenti shqiptar nga Kosova.

Po sipas “Novosti”-t, shtyrja për në qershor e nostrifikimit ka të bëjë vetëm me probleme teknike dhe jo me zgjedhjet në Serbi.

Marrëveshja për diplomat universitare ka dalë nga bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)