25 Tetor 2021

Delegacioni i UKZ-së përmbyll vizitën studimore në Universitetin ZUG të Zvicrës

Prishtinë, 21 dhjetor - Delegacioni i Universitetit “Kadri Zeka”, në përbërje të Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, zyrtarja për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha dhe 17 studentët e Universitetit tonë, kanë përmbyllur me sukses vizitën e tyre studimore në Universitetin ZUG të Zvicrës.

Vizitën studimore studentët dhe menaxhmenti i UKZ-së e  kanë  filluar me pritjen zyrtare që iu është bërë nga Prof. Dr. Esther Kamm, Rektore e Universitetit ZUG, e cila ka falënderuar studentët e UKZ-së që kanë pranuar të qëndrojnë për vizitë studimore në Universitetin ZUG.

Kurse nga ana e tij Rektori Kosumi ka falënderuar Rektoren Kamm për pritjen, duke thënë se studentët janë urë lidhëse e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në kuadër të kësaj vizite, Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ka nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi me Prof. Dr. Esther Kamm, Rektore e Universitetit ZUG.

Rektori Kosumi dhe Kamm, janë shprehur të lumtur për marrëveshjet e arritura, sepse sipas tyre, ato i japin kuptim marrëdhënieve përmbajtësore në mes të dy shteteve, respektivisht mes dy Universiteteve.

Sipas marrëveshjes në fjalë Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti Zug do të bashkëpunojnë mes vete edhe për pesë vitet e ardhshme. Ndryshe UKZ dhe Universiteti ZUG edhe në vitin 2017, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Gjithashtu drejtuesit e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ dhe studentët, janë pritur në takim edhe nga Kryetari i qytetit të Zug-ut,  Karl Kobelt, i cili njëherësh ka paraqitur para studentëve një prezantim të komunës që ai drejton. Studentët e UKZ kanë shprehur interesimet e tyre rreth sistemit arsimor në Zug, mundësit e shkollimit, si dhe të jetës në përgjithësi.

Në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit tonë të shoqëruar edhe nga studentët e Universitetit ZUG, gjatë qëndrimit të tyre një javor në Zvicër, kanë pasur aktivitete të përbashkëta, takime e vizita në Komunën e ZUG-ut, gjithashtu ata kanë parë nga afër mënyrën e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Universitetin ZUG, gjatë vizitës që i kanë bërë disa shkollave atje, por kanë pasur edhe vizita të tjera në qytet.

Në kuadër të vizitës studimore  janë mbajtur edhe dy punëtori.

Punëtori e parë është mbajtur për robotikën, ndërsa është organizuar nga Universiteti ZUG.

Studentët gjatë punëtorisë kanë pasur rastin që nga profesorët e Universitetit ZUG të mësojnë, praktikojnë një varg veglash e aparaturash të reja inovative me të cilat kanë arritur të punojnë një aparat robotik, që vepron në bazë të direktivave të njeriut.

Kjo përvojë për studentët kanë qenë jashtëzakonisht impresionuese, derisa kanë shprehur  interesimet e tyre rreth kësaj eksperience të re për ta.

Ndërsa në punëtorinë e dytë rreth migracionit, fillimisht një prezantim të shtetit zviceran për këtë temë e ka bërë Marcus Buzberger profesor i Universitetit ZUG, po ashtu një prezantim rreth perspektivës së migracionit në Kosovë e ka bërë Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe zyrtarja për Marrëdhënie me Jashtë në UKZ Luljete Berisha.

Pas prezantimit studentët kosovar dhe ata zviceran janë ndarë në grupe punuese, ku kanë dhënë shembuj të tyre rreth migrimit.

 Studentët si: Erza, Gresa, Mërgimi, Endriti, shprehen të kënaqur me vizitën në Zug, derisa thonë se sa i përket procesit mësimor, UKZ  nuk e dallon shumë nga  Universiteti ZUG.

Studentët duke folur rreth vizitës në Zvicër, respektivisht në Universitetin ZUG, kanë theksuar  se duke i njohur arritjet dhe sukseset e Universiteteve tjera, ne marrim  njohuri dhe i ndajmë përvojat me profesionistët, në këtë rast me profesorët dhe studentët zviceran, të cilat në të ardhmen mund të ju shërbejnë për arritjet e tyre  profesionale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)