20 Prill 2024

Clif ripërsëriti interesimin e Britanisë për të ndihmuar Kosovën

Prishtinë, 7 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff, me të cilin ka biseduar për çështje të rëndësishme sa i përket zhvillimit të arsimit në Kosovë, me theks të veçantë arsimimin e të rinjve nga Kosova jashtë vendit, përvojat e mira që ata mund të marrin në vende të ndryshme dhe kthimin në vendilindje pas diplomimit.

Ministri i Arsimit ka vlerësuar lartë vullnetin e të rinjve për t’u kthyer në vendin e tyre, pavarësisht vendeve joshëse në të cilat ata mund të kenë jetuar për një kohë të caktuar. “Kjo është pasuri e jona, sepse ata njerëz që po shkollohen atje po kthehen në Kosovë”, ka thënë ministri Buja.

Më tej, ministri Buja ka shprehur kënaqësinë e tij për të qenë pjesëmarrës në konferencën e cila do të mbahet në Britani të Madhe, ndërkaq shtoi se kjo do të jetë një përvojë e re sa i përket vënies së kontakteve bashkëpunuese me ministrat e arsimit.

Ambsadori Cliff  e ka ftuar ministrin Buja për të marrë pjesë në Konferencën dyditore,  e cila do të mbahet Britani të Madhe, në muajin janar, me ministrat e arsimit të vendeve të ndryshme.

Ndryshe, ambasadori Cliff  ripërsëriti interesimin e shtetit të tij për të ndihmuar Kosovën në fushën e arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)