25 Prill 2024

Certifikohen 40 të rinj për Udhëheqje dhe Zhvillim të Punës

Prishtinë, 16 shtator - Zëvendësministrat e  Arsimit, Nehat Mustafa dhe Srbolub Djokiç,  morën pjesë në ceremoninë  e certifikimit të 40 të rinjve për  modulin “Udhëheqje dhe zhvillim të punës me të rinjtë në komunitet”.

Ky kurs përfaqëson mësimin tërëjetësor dhe është në përputhje me qëllimet e Bashkësisë Evropiane, e cila mbështet  zhvillimin e mëtutjeshëm të edukimit, trajnimit atraktiv që është një nga parakushtet  për zhvillimin e kompetencave kyçe që lidhen me integrimin në BE.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa,  në  fjalën e rastit  ndër tjera tha se ajo që e karakterizon punën rinore të cilën po e promovojmë, është rëndësia që kjo fushë i kushton arsimit joformal.

\"Në rrethin që nuk është as shkollë e as shtëpi, por që i përket një rrethi të afërm në të cilin lëvizin njerëzit e rinj, përfitojnë shkathtësi të ndryshme jetësore, dije dhe qëndrime, duke fituar mundësinë e vetëzbulimit dhe vetëvlerësimit, duke marrë pjesë në programe të ndryshme në kuadër të modelit.\"

Kjo  strategji sipas tij do të lehtësojë periudhën e tranzicionit të punës rinore në raport me veprimtaritë tjera arsimore - edukative, dhe inkuadrimin e tyre në shoqërinë demokratike .

MASHT-i , u  gëzohet sukseseve të para  të këtij programi ndërsa gjeneratës së parë të cilët po certifikohen u  dëshiron sukses në punën e mëtejme, vend meritor dhe respekt në shoqëri” tha në fund zv. ministri Mustafa.

Programi është implementuar nga organizata joqeveritare “ Forum Syd” në Kosovë, e mbështetur nga  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar , Universiteti i Evropës Juglindore dhe org. “Triagolnik” ( të dyja nga Maqedonia).

Kurset  për një vit rresht i kanë ndjekur përfaqësues të të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërkaq kjo është gjenerata e parë e të diplomuarve  .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)