18 Prill 2024

Buja: Raporti i Progresit real, por na presin sfida

Prishtinë, 2 nëntor - Ministria  e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka mbajtur takimin e radhës me Drejtorët Komunalë të Arsmit (DKA), ku u bisedua për raportin e progresit, për çështje të riatdhesimit përkatësisht të evidentimit dhe regjistrimit në shkollë të nxënësve, të cilët janë kthyer nga vende të ndryshme, si dhe për  Grantet Shkollore. 

Gjithashtu, të pranishmëve ju shpërnda draft- dokumenti  “Udhëzim për projektim të ndërtesave shkollore - Normat dhe Standardet”, i cili është hartuar në bashkëpunim më Bankën Botërore - projekti IDEP.

Drejtorët komunalë të Arsmit  u njoftuan edhe me disa risi lidhur me programin SËAP  të  Komisionit Evropian.

Ministri i Arsimi, z.Buja, duke folur për Raportin e Progresit tha se MAShT është  prezantuar  në nivel të mirë në këtë Raport, por janë edhe disa çështje për të cilat duhet të punohet që të realizohet në në të ardhmen.

“MAShT është prezantuar realisht në Raport, por duhet të synojmë që vitin e ardhshëm të dalim  edhe më mirë“, tha ministri Buja, i cili tha se sigurisht që vitin e ardhshëm do të kemi edhe sfida të reja më ngarkuese dhe që kërkojnë  më shumë përkushtim në tejkalimin e tyre.

Qerveria e e Kosovës ka planifikuar rritje për 18 për qind të buxhetit për MAShT dhe kjo besoj se do të jetë e mjaftueshme të përmbushim objektivat tona.

Ministrti Buja përmendi edhe vizitën e delegacionit nga Shqipëria të prirë nga mnistri i Arsimit Myqerem Tafaj. “Ne kemi biseduar për itensifikimin e përpjekjeve për hartimin e Abetares unike, për çka është formuar Komisioni përkatës dhe në fund të nëntorit pritet të shpallim konkursin”, theksoi ministri Buja.

Vëmendje e veçantë në këtë takim iu kushtua edhe çështjes së riatdhesimit përkatësisht regjistrimit të nxënësve të kthyer nga vende të ndryshme. Për këtë u tha se  nevojitet të mbahen shënime të sakta nga Drejtorët Komunalë dhe të krijohen kushte për gjithpërfshirje në arsim. Në këtë kontekst problem në vete është edhe misimi i gjuhës amtare për këtë kategori nxënësish për të cilët u tha se ka fonde dhe se duhet  organizuar mësim plotësues.

Në këtë takim ishte prezent edhe Anders Lonnqvist, drejtor i projektitit  SËAP -  i financuar nga Komisioni Evropian,  i cili njoftoi se komponenta e re e këtij projekti është e fokusuar në ngritjen e kapaciteteve të MAShT, në hartimin e Kurrikulës bërthamë dhe në trajnimin e mësimdhënësve. 

Gjatë ditës, Drejtorëve Komunalë të Arsimit, zyrtarëve të MAShT dhe përfaqësuesve tjerë të institucioneve arsimore  ju  prezantuan edhe  arriturat   e programit  Edukimi Bazik”- ( Education Program – BEP) të USAID-it.
 
Me këtë rast, zëvendësministri i  Arsimit, Nehat Mustafa, ka falënderuar  popullin amerikan dhe përfaqësuesit e USAID-it për mbështetjen e vazhdueshme  në  Edukimin Bazik, program ky që bashkëfinanvohet nga  Qeveria e Kosovës dhe  SHBA-ve.

Zëvendësministri Mustafa tha se “ky program, moto e te cilit është  - zhvillimi i shkathtësive relevante të shekullit 21”,  është ai që i nevojitet shoqërisë tonë më së shumti. Mësimdhënësit tanë duhet të pajisen me njohuri dhe shkathtësi relevante në mënyrë që ato njohuri ti përcjellin me sukses të k nxënësit “.
Të arriturat  e  vitit të parë të këtij programi i prezantoi  Keith Prenton , përfaqësues i USAID-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)