28 Mars 2024

AUK emëron pesë anëtarë të ri në Bordin Drejtues

Prishtinë, 27 korrik - Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) ka emëruar anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues të këtij universiteti.

Anëtarë të rinj janë Dr. Ferid Murad, një Shqiptaro-Amerikan mjek dhe farmakolog dhe fitues i Çmimit Nobel në mjekësi/fiziologji në vitin 1998, Dr. Elez Biberaj Drejtor i Divizionit të Euroazisënë Zërin e Amerikës (VOA), Cafo Boga, një Shqiptaro-Amerikan i shquar  me një karrierë të suksesshme në pozita ekzekutive të larta në kompani të fushës së teknologjisë informative, sektorit bankar, dhe fushës së kontabilitetit, Gjyljeta Mushkolaj, ish- gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe profesoreshë e shquar e drejtësisë e cila rikthehet në Bordin e AUK-së pas mandatit të saj në këtë gjykatë, Dr. Jim Myers, zëvëndës dekan i sapo emëruar  për arsim ndërkombëtar dhe programe globale në Rochester Institute of Technology.

Përveç emërimeve të reja të anëtarëve Bordit, ne jemi të lumtur të ju njoftojmë se Soren Jessen-Petersen do të marrë pozitën Zëvendëskryetarit të Bordit të AUK-së. Zoti Jessen-Petersen shërbeu si Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga viti 2004 deri në vitin 2006, si dhe ka shërbyer në Bordin AUK-së që nga viti 2010.

“Ne jemi të nderuar që neve do na bashkohen këta kolegë të shquar në Bordin e AUK-së, dhe shpresojmë që kontributi i tyre do të kontribuojë në arritjen e tërë potencialit për të cilin kanë ëndërruar themeluesit e këtij institucioni.Ne kemi arritur suksese të mëdha gjer më tani duke ju falënderuar kontributit dhe përpjekjeve të shumë bashkëpunëtorëve dhe miqve, por ne aspirojmë të arrijmë edhe shumë suksese të tjera duke u bazuar në këtë themel që tanimë kemi vendosur. Ne nuk guxojmë të dështojmë për të bërë realitet këtë ëndërr për të gjithë ata të rinjë në Kosovë, por edhe për  liderët e të rinj nga rajoni të cilëve AUK-ja u shërben për një të ardhme të suksesshme në tregun e punës  të cilët shohin shkollimin si rrugën e vetme për të ardhmen e tyre drejt një suksesi, "deklaroi Richard S. Lukaj, Kryetar i Bordit të AUK-së.

“Anëtarët e rinj sjellin ekspertizë dhe kapacitet të cilat do ti ndihmojnë bordit tonë në iniciativat e reja akademike, të forcojnë relacionet tona në Kosovë, Europë dhe Shtetet e Bashkuara, dhe ta udhëheqin universitetin drejt pëmbushjes së ambicieve në vitet në vijim. Duke punuar së bashku unë jam i entuziazmuar për mundësitë e mëdha të këtij institucioni të cilin kam pasur nderin të udhëheqë për 6 vitet  e fundit, " tha Dr.Chris Hall, Presidenti i AUK-së.

Objektiv i Universitetit Amerikan në Kosovë është zhvillimi socio-ekonomik duke u ofruar studentëve nga Kosova dhe rajoni nje edukim të kualitetit të lartë në gjuhën angleze dhe duke ju mundësuar atyre vijimin e mësimeve edhe jashtë Kosovës. Programi ynë akademik ofrohet në partneritet me Rochester Institute of Technology, me seli në Shtetet e Bashkuara. Studentët tanë marrin diplomën dhe titujt akademik nga ky institucion. Përveç ofrimit të edukimit për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, AUK synon të luajë një rol udhëheqës në hulumtime akademike në nivel ndërkombëtar në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rajonin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)