09 Shkurt 2023

ATK mban ligjeratë para studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka”

Pejë, 12 prill - Se Administrata Tatimore e Kosovës ka në prioritet edukimin e brezave të rinj rreth rëndësisë së tatimeve, apo rreth kryerjes me kohë të obligimeve tatimore që lindin si rezultat i zhvillimit të veprimtarive ekonomike, e tregon edhe mbajtja e ligjeratës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së para studentëve te Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Në këtë ligjeratë Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka prezantuar para studentëve të këtij universiteti, sistemin tatimor në Kosovë. Studentët u njoftua nga afër rreth asaj se çka tatimohet në vend, cilat janë normat tatimore, kush obligohet për të paguar tatimet, cilat janë llojet e tatimeve etj.  

Po ashtu, veç kësaj studentët morën informata rreth çështjeve të tjera rreth përparësive të sistemit tatimorë të Kosovës, si: sistemi i integruar i regjistrimit të biznesit (One-stop-shop), ngarkesa të ulëta tatimore, sistem i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, shërbime elektronike (deklarimi, pagesat, etj.),si dhe mjedis i përshtatshëm biznesor.

Studentet shprehen interesim rreth kësaj ligjerate, të cilët po ashtu parashtruan pyetje të ndryshme rreth temave të cilat u prezantuan.

Administrata Tatimore e Kosovës në vazhdimësi organizon dhe i përgjigjet ftesave të ngjashme për ligjeata me student dhe me nxënës, pasi që prioritet i institucionit është edukimi me kohë i brezave të rinj, me qëllimin e vetëm që të njëjtit në të ardhmen me krijimin e bizneseve të jenë të vetëdijshëm për atë që i obligon legjislacioni tatimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)