28 Mars 2024

Arsimi shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 27 korrik - Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të përpjekjeve të saja për tejkalimin e krizës gjatë kohës së Pandemisë po zhvillon aktivitete të ndryshme vetëdijësuese duke mbrojtur së pari shëndetin publik dhe së dyti për ta mbajt biznesin aktiv duke ju ofruar informata mbështetëse por edhe duke kërkuar vazhdimisht masa lehtësuese nga Qeveria e Kosovës për të gjithë operatorët ekonomik të cilët po ballafaqohen me krizën ekonomike e shkaktuar nga Pandemia COVID 19.

Delegacioni i AKB i kryesuar nga Kryetari z.Agim Shahini ditë më parë u prit nga z. Ramë Likaj -Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të koordinuar përpjekjet e përbashkëta, si plotësimi i kurikulave arsimore në bazë të kërkesave nga tregu i punës në Kosovë, të dalura nga Hulumtimet dhe studimet e AKB-se dhe institucioneve të tjera mbështetëse.

Ministri Likaj tha se i kemi dyert e hapura për bashkëpunim, mirëpresim çdo iniciativë të juaj  dhe propozime të bazuara në hulumtime dhe studime që dalin si kërkesa nga bizneset për të aftësuar të rinjtë sa më mirë ne tregun e Punës, duke bërë ndryshime edhe në kurikula që ekonomia  e tregut po e kërkon në këtë kohë të Pandemisë.

Kryetari  Shahini tha se nuk ka ekonomi të zhvilluar nëse nuk kemi arsimin cilësor dhe nuk investohet në këtë drejtim duke përfshirë edhe përgatitjet dhe aftësimet profesionale të të rinjëve tanë për të cilët tregu i EU-se i ka hap dyert për të marrë kuadrot kosovarët cilat ne duhet ti ruajmë me çdo kusht.

Qeveria e Kosovës, bizneset dhe të gjithë punëdhënësit duhen që të përkushtohen më shumë në mbështetje për aftësime dhe trajnime që do ta lehtësojnë punëmarrësve qasjen në avancimin e përgatitjes së tyre or duke pasur gjithmonë frikë se të rinjtë tanë mund të ikin nga vendi dhe tregu i punës të varfërohet në Kosovë.

Të dy palët u dakorduan të kenë takime të rregullta në të mirë të Arsimit dhe ekonomisë kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)