28 Mars 2024

Ambasada Amerikane dhuron pajisje mbrojtëse për nxënësit i testit të Maturës

Prishtinë, 20 korrik - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) nga Programi për Ndihmë Humanitare i Komandës Ushtarake Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat do të përdoren për realizimin e Testit të Maturës.

Me këtë rast, ministri Ramë Likaj falënderoi Ambasadën Amerikane, e cila ka mundësuar një donacion të tillë për realizimin e një procesi të rëndësishëm për maturantët.

Ministri përmendi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në të gjitha fushat, por theksoi se një ndihmë e tillë është e mirëseardhur në këtë kohë të vështirë, kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19.

Edhe përfaqësueset e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Majore Courtney Olson, Shefe e Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Deborah MacLean, Zyrtare per marredhenie me publikun të cilat dorëzuan donacionin, u shprehen të lumtura që MASh-it i është mundësuar ky donacion, në mënyrë që mësimdhënësit dhe nxënësit të jenë të mbrojtur gjatë realizimit të Testit të Maturës.

Donacioni përmbanë 21 mijë maska mbrojtëse dhe 3800 dezinfektues për duar, të cilat do të shpërndahen nëpër qendrat e testimit gjatë realizimit të Provimit të Maturës Shtetërore 2020.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)