05 Dhjetor 2021

Aksion për blerjen e 1000 çantave dhe pajisjeve shkollore për fëmijët jetimë

Prishtinë 24 gusht - Islamic Relief është organizatë për bamirësi dhe zhvillim, e cila vepron në Kosovë që nga viti 1999 me qëllim të mbështetjes së kategorive më të ekspozuara ndaj vuajtjes dhe varfërisë.

Islamic Relief ka në përkujdesje rreth 1500 familje me fëmijë jetimë si dhe 3000 familje me asistencë sociale për të cilat kujdeset rregullisht gjatë gjithë vitit.

Përveç kujdesit të vazhdueshëm dhe ndihmave për nevojat jetësore ndaj këtyre familjeve, rëndësi të veçantë i kushtojmë edhe shkollimit të fëmijëve jetimë dhe atyre në kushte të vështira ekonomike.  

Edhe pse shkollimi fillor është obligativ me ligj, një numër fëmijësh e ndërpresin shkollimin për shkak të kushteve të vështira financiare. Andaj, Islamic Relief Kosova edhe këtë vit organizon mbledhjen e fondeve për t’iu siguruar dhe blerë çanta dhe pajisje shkollore mbi 1000 fëmijëve jetimë nga Kosova.

Duke qenë se këta fëmijë nuk e patën fatin që të kenë ngrohtësinë familjare, motivimin, mbështetjen financiare apo morale të babait të tyre në këtë shtator, qëllimi jonë përmes kësaj kampanje është që  sadopak t’ua lehtësojmë shkollimin në mënyrë që ata të ndihen më të barabartë me fëmijët e tjerë.

Kjo kampanjë gjithnjë ka qenë e suksesshme ngase është mirëpritur dhe mbështetur nga donatorët tonë lokalë.

"Por kësaj radhe, duam të bëjmë një hap edhe më të madh. Përveç individëve, ftojmë edhe bizneset dhe organizatat e ndryshme që të na përkrahin, në mënyrë që të rritet edhe më shumë mbështetja e të mos e lëmë asnjë fëmijë jetim pa çante e pajisjet e nevojshme shkollore", thekson Islamic Relief .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)