25 Janar 2022

Agjencia Kundër Korruspion i asiston Ujkan Bajrës të punësohet në UP

Prishtinë, 24 nëntor - Para dy ditësh në mbledhjen e 21-të të Senatit të Universiteti të Prishtinës është avancuar në pozitën profesor asistent një person i cili deri para 6 muajsh ka qenë kryesues i Këshillit Drejtues në të njëjtit institucion, madje një person destruktiv që ka penguar procese të caktuara brenda UP-së. Sikur ky person të mos quhej Ujkan Bajra, ky rast do përbënte konflikt interesi.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) bën të ditur se në një interpretim që dikush përmes emailit i ka kërkuar të ashtuquajturës Agjenci Kundër Korrupsion në lidhje me: nëse një anëtar i Këshillit Drejtues i Universiteteve publike ka të drejtë të punësohet për herë të parë në të njëjtin Universitet si mësimdhënës gjatë kohës kur ai person është anëtar i KD apo pas përfundimit të mandatit, e ashtuquajtura Agjenci Kundër Korrupsion e ka interpretuar kategorikisht si shkelje të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe konflikt interesi nëse një person punësohet, emërohet, apo atë e lidhin interesa të ngushta me institucionin të cilin e udhëheq apo e ka udhëhequr.

Mirëpo sipas ORCA-së kur Rektori i UP-së ka kërkuar interpretim për rastin e Ujkan Bajrës  e ashtuquajtura Agjenci Kundër Korrupsion ka dhënë një interpretim krejt ndryshe për temën e njëjtë dhe sipas tyre, Ujkan Bajrës i lejohet të jetë i emëruar apo punësuar në UP.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në pikën 1.2. të nenit 18 thotë qartë, pa asnjë mundësi interpretimi se kjo nuk lejohet.

“Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në nenin 18 të këtij Ligji ka përcaktuar kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike, e që këto kufizime vlejnë edhe për Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit;”

“1.      Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë:”

“1.2. të përfshihet në marrëdhënie kontraktore, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik;”

“Si ka mundësi që interpretimet e të ashtuquajturës Agjenci Kundër Korrupsion, kur kërkohen si parime të përgjithshme juridike janë kaq korrekte dhe të qëndrueshme ligjërisht, ndërsa kur bëhet fjalë për persona specifik, si rasti i Ujkan Bajrës, ato ndryshojnë tërësisht, duke u kthyer në interpretime kundërthënëse për çështje të njëjtë ligjore.“

“Ne nuk e dimë se çfarë lidhje direkte apo të tërthorta ka përdorë Ujkan Bajra që organin të cilin e legjitimon Kuvendi i Kosovës ta kthej në favor e tij, por, ne e dimë me siguri, se është detyrë e Kuvendit, për më tepër e shumicës parlamentare që të merret urgjentisht me këtë organ që korrupsionin po e legalizon në institucionet publike të Kosovës“, thekson ORCA.

Presim nga Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit që sipas kompetencave të tija të përcaktuara në nenin 14 të ligjit për AKK të nisë proceduarat e hetimit të këtij vendim skandaloz të Agjencisë, pasi të vërtetohet interpretimi kundërthënës/ambivalent i këtij organi, të iniciohet menjëherë procedura për shkarkimin e drejtuesit të Agjencisë dhe vartësve të tij të përfshirë në këtë skandal.

Po ashtu ORCA i bënë thirrje Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi që të autorizojë hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për zyrtarët e të ashtuquajturës Agjenci Kundër Korrupsionit të cilët siç duket po u kryejnë favore personave të caktuara në kundërshtim me ligjin.

Krahas kësaj, ORCA do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike derisa Senati i UP-së t’ia heq titullin e dhënë Ujkan Bajrës dhe lëndën e tij ta marr për shqyrtim tek pas dy vitesh siç parashihet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, kati III, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë, në të cilën do të publikohet raporti me titull “Online Media Monitor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Grupi organizativ "Protestojë" mban konferencë për media lidhur me protestën "Asnji cent ma shumë!" kundër shtrejtimit te rrymës, të paraparë të mbahet të merkurën. (Pranë ndërteses së Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL organizon tryezën e diskutimit me temën "Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025. (Hotel Sirius, ora 11:20)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet takimi i radhës së Këshillit Ekonomiko-Social. (Objekti i Qeverisë, salla Nr. P/38, ora 15:00)