29 Mars 2024

70 arsimtarë çertifikohen për Qytetari Demokratike

Prishtinë, 10 tetor - Një grup prej 70 mësimdhënësve të edukatës qytetare dhe drejtorët e shkollave fillore nga komuna e Malishevës kanë marrë certifikatat e tyre në fushën e trajnimit në Edukimin për Qytetari Demokratike / të Drejtat e Njeriut (EQ / TDNJ) dhe Qeverisjes Demokratike të shkollave(QDSH).

Ky ishte seminari i fundit në serinë e seminareve të organizuar nga Interkulturalizmi dhe Procesi i Bolonjës (IPB), projekt i financuar nga BE, menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe që zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Gjatë një viti e gjysmë, projekti organizoi dhjetë punëtori dhe seanca të certifikimit në të gjitha rajonet e Kosovës, duke ofruar shërbime në trajnimin e mësimdhënësve, certifikimin e të gjithë mësimdhënëseve të edukatës qytetare dhe drejtorëve të shkollave në nivel të shkollës fillore.

Arsimtarët e trajnuar dhe drejtorët do të formojnë ekipe që kanë potencial për t’i kthyer shkollat në vende, ku parimet demokratike jo vetëm që janë mësuar, por edhe do të bëhen pjesë e përvojës së përditshme.

Trajnimet e ofruara nga “Interkulturalizmi dhe Procesi i Bolonjës” janë zyrtarisht të akredituara nga Këshilli për akreditim dhe licencim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Certifikatat janë ekuivalente për 35 orë të punës në shërbim të trajnimit të mësuesve dhe paraqesin një të tretën e kuotës së  detyrueshme të trajnimit të mësimdhënësve të nevojshme për rinovimin e licencës profesionale të mësimdhënies me Ligjin për arsimin parauniversitar të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Kosovës.

Ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit që përfunduan me sukses programin u bë nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, z. Nehat Mustafa, dhe Z. Tim Cartëright, udhëheqës i Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Mustafa theksoi rëndësinë e sigurimit të cilësisë dhe standardeve mësimore për mësimdhënësit në Kosovë dhe vlerësoi metodologjinë e përdorur në këtë projekt. Ai gjithashtu vuri në dukje se MASHT-i përmes IBP punon me shumë sukses me rrjetin e mësimdhënësve Pestalozzi të Këshillit të Evropës.

Mr. Cartëright foli shumë për arritjet e mësimdhënësve në Kosovë që kanë përfunduar trajnimin në kuadër të Edukimit për Qytetari Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut në nivelet pan-evropiane dhe sidomos në lidhje me miratimin e Kartës të re për EDQ / DNJ.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe znj. Sophie Beaumont, Task Manager në ZNKE dhe kreu i ri i ekipit të Projektit të BE-Trajnimit mësuesve IPA (2011-2013).

Emir Adzovic, koordinatori i projektit dhe profesor. Rolf Gollob, ekspert i lartë (bashkë-udhëheqës  i Qendrës për projektet ndërkombëtare në Arsim në Universitetin e Cyrihut në Edukimin e Mësimdhënësve, Zvicër) përgëzoi mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit dhe partnerët për suksesin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)