03 Shkurt 2023

50 vjet UP strehë e ngacmimeve seksuale

Prishtinë, 15 shkurt - Disa studente të një grupi 'Kundër Ngacmimeve Seksuale' kane zhvilluar një aksion duke vendusr mbi shkrime kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës.

"Ne, studente dhe studentë aktivistë, në 50 vjetorin e Universitetit të Prishtinës, ndërmorëm këtë aksion simbolik në kampusin universitar për të shprehur shqetësimin tonë rreth trajtimit të rasteve të ngacmimeve seksuale nga ky institucion", thuhet në njoftimin për media të dërguar nga ky grup.

Ngacmimi seksual është fenomen i njohur në historinë e Universitetit të Prishtinës dhe emrat e ngacmuesve seksual janë të njohur.

Ngacmimet seksuale sipas tyre vazhdojnë të mos sanksionohen brenda Universitetit të Prishtinës duke krijuar kështu një ambient të pasigurt për studentet dhe studentët e UP-së, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke e shndërruar Universitetin në një shtëpi e cila strehon dhe ushqen ngacmues seksual.

"Përkundër raportimeve dhe skandaleve publike, Universiteti i Prishtinës edhe sot vazhdon të mos ketë rregullore kundër ngacmimeve seksuale që me Kodin Penal të Kosovës konsiderohen vepra penale, e gjithë kjo si pasojë e rezistencave të vazhdueshme nga ngacmues seksual brenda UP-së."

"Të vetëdijshëm/me për shtrirjen e kësaj forme të abuzimit të pushtetit dhe kërcënim të të drejtave fundamentale të studenteve dhe studentëve, ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës të ndërmarrë masa, përndryshe do të detyrohemi t'i publikojmë emrat e secilit profesor, asistent dhe punëtor administrativ, ngacmues seksual."

"Ne kërkojmë ambient të sigurt dhe të dinjitetshëm për të gjithë studentet/ët e Universitetit të Prishtinës", thuhet në fund të komunikatës së grupi 'Kundër Ngacmimeve Seksuale".

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)