16 Prill 2024

50 bursa për studentët kosovarë në Universitetin e Sheffield-it

Prishtinë, 27 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe Ioannis Ververidis, rektori i Universitetit të Sheffieldy me seli në Selanik,  nënshkruan  Marrëveshje – Protokol Bashkëpunimi për raundin e ri të bursave.

Me këtë marrëveshje  ofrohet asistencë teknike  nga Departamenti i Arsimit të Universitetit të Sheffielldit drejt organizimit të fëmijërisë së hershme ose arsimit fillor dhe të mesëm dhe bashkëpunim në hulumtim, teknologji dhe inovacion.

Ministri Buja me këtë rast tha se “po nënshkruajmë marrëveshje të radhës me Universitetin e Sheffield-it  për 50 bursa për studentët e niveleve të ndryshme. Jemi shumë falënderues  për këtë ndihmesë dhe kujdes të vazhdueshëm,  i cili  vazhdon të jetë me qasje shumë serioze dhe të përkushtuar për të qenë studentët tanë të trajtuar si është më së miri. Jemi të gëzuar edhe për faktin se studentët tanë do të pajisen me dije vërtetë serioze për të qenë në nivelin e asaj që dëshirojmë për ta pasur në Kosovë“, tha ministri Buja.

Ndërkaq, rektori Ioannis Ververidis, ka falënderuar ministrin Buja për bashkëpunim,  i cili po rezulton edhe me 50 bursa për studentët kosovarë.

“Jam krenar që studentët tanë tashmë janë në pozita të ndryshme të larta në shtete të rajonit. Këtë vit po japim më shumë bursa se vitin e kaluar që ka vlerë 700 mijë euro”,  tha Ververidis  dhe shtoi se fituesve do t’iu ofrojnë mundësi unike studimi në një ambient ndërkombëtarë.

“Ata do të kenë mundësi të komunikojnë edhe me studentë të vendeve tjera të rajonit”, tha ai.

Rektori Ververidis, gjithashtu  sqaroi se janë 4 lloje të bursave:  për ata që kanë kryer Bachelor dhe duan të ndjekin  studimet Master, bursa  të nivelit MBA  i cili është për punonjësit e sektorit publik  dhe bursa të nivelit të doktoraturës.

Ky bashkëpunim do të realizohet përmes Qendrës së Hulumtimit të Evropës Jug-Lindore (QHEJL), ndërkaq hulumtimet në QHEJL i adresohen tri fushave të gjëra:

                       · Ndërmarrësia, inovacioni dhe zhvillimi i Biznesit dhe Ekonomisë.

                       · Teknologjitë e Informimit dhe Komunikimit;

                       · Zhvillimi shoqëror dhe njerëzor:  Psikologji, Shkenca Politike, Sociologji dhe ndjekja e arsim dhe hulumtimit

Përfituesit e bursave pritet të jetojnë në Selanik (Greqi)  për programet me kohë të plotë dhe të udhëtojnë në Selanik në fundjavat e planifikuara për programet MBA dhe PhD, deri në përfundimin e studimeve të tyre.  Diploma jepet drejtpërdrejtë nga Universiteti i Sheffield.

Konkursi për bursat  do të  shpallet më 1 maj,  ndërkaq përzgjedhjen apo seleksionimin e kandidatëve do ta bëjë stafi i Univeristetit të Shefieldit.

Universiteti   Shefieldit  hyn në grupin e 100 universiteteve më të mira  në botë dhe 25 universiteteve më të mira në Evropë, ndërsa ka fituar 5 çmime Nobel.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)