30 Maj 2020

Zona aktive bëhet pikë atraksioni në Parkun e Gërmisë

Prishtinë, 26 maj - Zona Aktive e përuruar nga Kryetari Shpend Ahmeti në Parkun Kombëtarë të Gërmisë bëhet pikë atraksioni për qytetarët e Prishtinës.

Të moshuar, sportistë dhe qytetarë të tjerë po vizitojnë dhe shfrytëzojnë këtë fitnes të hapur të ndërtuar nga Coca-Cola HBC Kosova çdo ditë për një jetë më aktive dhe për të krijuar shprehi më të mira.

Studentë dhe atletë nga Fakulteti i Edukatës Fizike të Universitetit të Prishtinës tregojnë se ky ftines ka pajisje ideale të cilat po i ndihmojnë të plotësojnë ushtrimet e tyre në natyrë dhe se është ndërtuar në hapësirën më të mirë të mundshme për këtë qëllim: në fillim dhe përfundim të shtegut të vrapimit, në këtë mënyrë duke iu mundësuar që të bëjnë ushtrimet shtesë para dhe pas vrapimit.

Këtë deklaratë e mbështetë edhe më tutje Kryetari Ahmeti, ku u shprehë me këtë rast se, “kjo pjesë ku gjendemi tash në Parkun e Gërmisë, është një pjesë ku fillon edhe përfundon një shteg 10km i cili përdoret nga vrapuesit e ndryshëm në mëngjes – po ashtu edhe nga kryetarët e komunave të tjera në Kosovë – dhe ka qenë kërkesë e tyre që një kohë të gjatë që në këtë pjesë të parkut të ketë një fitnes të hapur, ku pas vrapimit të kenë mundësi edhe të bëjnë ushtrime të tjera.”

Kjo Zonë Aktive vazhdon të qëndrojë dhe mirëmbahet për të qenë në shërbim të qytetarëve për një mirëqenje më të mirë të komunitetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)