25 Prill 2024

Zhvillimi i biznes turizmit në Bullgari

Sofje, 8 gusht - Kohët e fundit në Bullgari zhvillohen lloje të ndryshme të turizmit – eko, vere, gjahu dhe peshkimi, fetar, ekstrem, etj. Mirëpo, krahas disa propozimeve ekstravagante për turizëm, një popullariteti gjithnjë në rritje i gëzohet turizmi biznes. Kjo është një nga formulat më të mira për gërshetimin e punës me pushimin.

Në Bullgari akoma janë pak firmat, që u specializuan në zhvillimin e turizmit të këtij lloji. Julian Bonevi është pronar i një kompanie të tillë, e cila vitin e tretë me radhë organizon veprimtari speciale për firma bullgare dhe të huaja.

Këtu përfshihen seminare, trajnime, vizita të ekspozitave, prezantime të kompanive të ndryshme, kurset e firmave që fituan popullaritet kohët e fundit me emrin “tijm billding”. Lidhur me punën e firmës së vet zoti Bonev shpjegon:

“Organizimi i një aktiviteti special biznes shpesh herë kërkon përpjekjet e nëpunësve jo vetëm të kompanisë sonë, por edhe të shumë partnerëve të tjerë. Firma jonë bashkëpunon me qendra të ndryshme të kongreseve dhe salla të ekspozitave, me firma shërbyese, me hotele dhe restorante, me firma për pajisje dhe dekorim, me agjenci PR dhe të reklamës.

Kërkojmë shërbimet e firmave të pajisjes teknike, xhirimit video, etj. Kështu që si rezultat i organizimit të një veprimtarie biznes u sigurohet punë jo vetëm nëpunësve të firmës sonë, por edhe partnerëve tanë. Kohët e fundit marrim në konsideratë edhe tendencën e kombinimit të trajnimit, biznesit dhe argëtimit.

Për këtë qëllim shfrytëzojmë kushtet e mira, që ofrohen kudo në vend. Për shembull një vizitë të organizuar në malet piktoreske, mund të përfshijë edhe trajnim në të mbyllur, sepse disponojmë salla të përshtatshme, në të cilat mund të realizohet përkthim në të gjitha gjuhët e huaja. Në kuadrin e një veprimtarie të tillë planifikojmë edhe shëtitje të pjesëmarrësve në mesë të natyrës dhe lojëra të ndryshme në të hapur.”

Në mbarë botën turizmi biznes ka popullaritet dhe përbën një pjesë e mbarë veprimtarisë turistike. Për shembull në Zvicër numri i biznes-turistëve i është baras atij të miqve të tjerë të vendit. Dhe megjithëqë Bullgaria është larg një arritje e tillë, mund të themi se çdo vit popullariteti i saj si destinacioni i turizmit biznes po rritet dhe po afirmohet. Për sa iu përket klientëve, që kërkojnë shërbimet e turizmit biznes, zoti Julian Bonev tregon:

“Në radhë të parë ato janë firma shumëkombëshe, që kanë nëpunës jo vetëm në Bullgari, por në shtete të tjera. Ata preferojnë të organizojnë takimet e tyre në vendin tonë. Nuk është sekret, se Bullgaria akoma është një destinacion i lirë. Një veprimtari organizuar në ndonjë vend të Evropës Perëndimore do të jetë më e shtrenjtë, se sa tek ne.

Në Bullgari ofrohet një cilësi të lartë të organizimit të aktiviteteve të këtij tipi. Prandaj shumë kompani të mëdha ndërkombëtare vendosin të mblidhen me nëpunësit e vet nga shtetet e ndryshme pikërisht në Bullgari. Zakonisht në vendin tonë ata organizojnë seminare ose trajnime në vazhdim të disa ditëve. Gjithnjë në program përfshihet edhe njohja me kuriozitetet e Bullgarisë dhe programe argëtuese.”

Për tërheqjen e më shumë klientëve nga qarqet e biznesit, firmat e specializuara shfrytëzojnë fantazinë, që të bëjnë propozimet e veta më atraktive. Në Zvicër agjencitë turistike organizojnë takime biznes dhe trajnime edhe në muzetë, trenat, anijet. Me natyrën e bukur dhe me krahinat piktoreske, me trashëgiminë e pasur historike, Bullgaria ka mundësi të zhvillojë gjerësisht këtë degë turistike. Zoti Bonev tregon për një vizitë të 300 nëpunësve të një kompanie në vendin e shenjtë të trakëve të lashtë Perperikon:

“Mbarë veprimtarinë e organizuam nën shenjen e kohës historike të trakëve. Shoqëruesit ishin me veshje të prijësve të trakëve, argëtimet ishin në frymën e kësaj epoke. Të huajit u magjepsën nga bukuria, që panë. Dhe në Bullgari, nuk është ky vendi i vetëm, në të cilin mund të organizohen aktivitete biznes.

Është fakt, se biznes turizmi mund të tërheqë më shumë të ardhura, se sa turizmi malor ose detar. Në fakt klientët biznes përbëjnë kompanitë mëdha. Ata disponojnë një buxhet më të madh, në të cilin parashikohen veprimtari të këtij lloji. Kështu që turizmi biznes në Bullgari mezi tani do të zhvillohet dhe do të zgjerohet.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)