20 Prill 2024

Velipojë, rritet numri i pushuesve

Velipojë, 29 korrik - Në veri me vijën bregdetare të Malit të Zi dhe në jug me Shëngjinin, me nje gjatesi prej 12 km dhe gjeresi rëre nga bregu mbi 300 metra, shtrihet plazhi i Velipojës, më i madhi në veri të Shqipërisë.

Vitin e kaluar Velipoja u shpall nga Ministria e Mjedisit, “plazhi me rërën dhe ujin më të pastër në të gjithë bregdetin shqiptar”. Autorietet lokale mendojne se kjo eshte nje nga arsyet pse numri i pushuesve ne kete zone rritet cdo vit.

Sipas parashikimeve, pritet qe kete vit numri i pushuesve te arrije ne 200 mije vete. Shumica  e tyre vijne nga Kosova. Megjithate cmimet e restoranteve dhe njesive te akomodimit jane te larta dhe shumica e pushuesve i zgjidhin vete nevojat e tye.

Velipoja me heret ka qene plazh qe frekuentohej me se shumti nga banoret e zonave perreth saj qe ka nisur te terheqe vemendjen e qyetarëve nga i gjithe vendi pasi rera e ketij plazhi njihet nga specialistet edhe per vlerat kurative te saj. Megjithate, mungesa e investimeve si nga pushteti ashtu dhe biznesi e mbajne ende larg Velipojen nga destinacionet e preferuara turistike te veres. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)