25 Prill 2024

U.S. Space Adventures ofron fluturime turistike deri në hënë

SHBA, 9 maj - U.S. Space Adventures, deri tani kompania e vetme në botë e cila ofron fluturime turistike orbitave, ofroi ta pajisë anijen kozmike ruse “Sojuz TMA” me hapësirë shtesë për qëndrim që do të përdorej për fluturime tetëditëshe komerciale rreth hënës.

Kompania planet e veta për organizimin e udhëtimeve turistike deri në hënë i publikoi muajin e kaluar, me çmim prej “vetëm” 150 milionë dollarëve për një ulëse.

Kompania pohon se tashmë ka shitur njërin prej dy vendeve në këtë anije kozmike, ndërsa nga qendra ruse për trajnim të kozmonautëve dhe hulumtim “Jurij Gagarin” shprehen se janë të gatshëm që për fluturimin të stërvitin një kozmonaut profesionist, si dhe vetë turistët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)