29 Mars 2024

Turqia vazhdon të jetë destinacioni më i preferuar për turistët rusë

Moskë, 20 prill - Sipas informacioneve që përcjellin agjencitë e ndryshme turistike të Rusisë, Turqia vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për turistët rusë pavarësisht se në Rusi është e ndaluar shitja e paketave turistike për në Turqi.

Sipas të dhënave të “Momondo\", një nga portalet më të njohura të Rusisë për udhëtimet turistike, Turqia renditet në mesin e 10 vendeve të para që turistët rusë preferojnë më shumë të kalojnë pushimet në sezonin që po afron. Portali tregon se në nivelin individual në Rusi ata që planifikojnë pushime vazhdojnë të ruajnë interesin ndaj Turqisë.

Antalia me Stambollin janë dy nga qytetet kryesore që turistët rusë kërkojnë më shumë në sezonin e sivjetmë të pushimeve.

Qytetet turke renditen në mesin e destinacioneve më të preferuara për t\'u vizituar dhe kaluar pushimet edhe në portalin “Tutu.ru\", një nga portalet më të njohura të vendit për paketat turistike. Sipas të dhënave të këtij portali Stambolli renditet i katërti në listë.

Ndërsa sipas të dhënave të një agjencie tjetër ruse të udhëtimeve “OneTwoTrip\" Antalia renditet e treta në listën e destinacioneve më të preferuara për turistët rusë, kurse Stambolli ndodhet në vendin e pestë. Ndërsa kompania turke THY (Turkish Airlines) dhe Aeroporti Ndërkombëtar “Ataturku\" në Stamboll janë renditur përkatësish në vendin e pestë dhe të gjashtë në listat e shoqërive ajrore dhe aeroporteve më të preferuara.

Zëdhënësja e portalit “Momondo\", një nga portalet e udhëtimeve më prestigjioze të Rusisë, Irinia Ryabovol thotë se kërkimet që janë bërë në portal për bileta udhëtimi jashtë shtetit në prag të pushimeve të majit tregojnë që shumë turistë rusë do ta vizitojnë Turqinë edhe në këtë sezon.

“Kërkimet që bëhen në portalin tonë për të shkuar me rrugë ajrore në Turqi kanë lënë prapa shumë destinacione të tjera turistike siç janë Greqia, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës\", u shpreh Ryabovol dhe shtoi: “E njëjta gjë vlen edhe për pushimet verore. Me afrimin e muajve të verës presim një rritje edhe më të madhe të numrit të turistëve rusë që planifikojnë individualisht ti kalojnë pushimet në Turqi\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)