19 Mars 2024

Turqia shënon rekordin e të gjitha kohërave në numrin e vizitorëve të huaj

Stamboll, 25 shkurt - Turqia, e cila vitin e kaluar e mbylli me rekord në turizëm, në muajin e parë të këtij viti shënoi rekordin e të gjitha kohërave në numrin e vizitorëve të huaj.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit gjatë muajit janar Turqinë e vizituan 1 milion e 787 mijë e 435 turistë të huaj.

Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, numri i vizitorëve të huaj u rrit me 16,11 për qind dhe arriti numrin më të lartë të vizitorëve të të gjitha kohërave.

Sipas statistikave kufitare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në mesin e vendeve që dërguan më së shumti vizitorë në Turqi ndodhet Bullgaria me 21,22 për qind.

Gjeorgjia u rendit e dyta me një rritje prej 18,06 për qind dhe Federata Ruse është e treta me një rritje prej 42,40 për qind.

Rusia, e cila tërhoqi vëmendjen me rritjen e saj të madhe proporcionale në janar, u pasua nga Gjermania dhe Irani.

Stambolli u rendit në vendin e parë me 1 milion e 17 mijë e 34 vizitorë në listën e prefekturave, ku ka porta kufitare nëpërmjet të cilave hyjnë vizitorët e huaj. Ai pasohet nga Edreneja me 222 mijë e 494 vizitorë, Anatalie me 152 mijë e 976, Artvini me 143 mijë e 679 dhe Ankaraja me 34 mijë e 365 vizitorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)