25 Prill 2024

Turizmi Kosovar promovohet në Berlin

Berlin, 9 mars - Kosova prezantohet mes 185 vendeve pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Vlerat turistike dhe mundësitë për turizëm që ka  vendi ynë po prezantohen  në një shtand të përbashkët nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhe tetë operatorët turistikë vendës.

Ky panair është një ndër pikëtakimet më të rëndësishme për tur-operatorët, pasi aty mund të lidhen  kontrata me partneret e huaj njëherësh të njihen edhe me trendin e industrisë ndërkombëtare të turizmit.

Shtandi i Kosovës po vizitohet nga vizitorë të shumtë të cilët po informohen me atë çka ofron vendi ynë si në kuadër të atraksioneve turistike ashtu edhe në aspektin kulturor e historik.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me USAID-Empower Project dhe Swisscontact-PPSE.

Në shtandin e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e KIESA-s, ofertat turistike po i promovojnë këta tour operatorë dhe agjenci turistike: “Altavia”, “Traveks”, “Eurokoha” , “Fibula”, “BNA”, “Airtour”, “Catun”, “Albtour VAS”.

Ndërsa, vizitorëve po ju ofrohet verë vendore, e cila është sjell për këtë panair nga kompania “Stone Castle”.

Panairi është i hapur nga data 09 – 13 Mars 2016.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)