28 Mars 2024

Turistët të huaj janë rritur, por paratë janë reduktuar

Tiranë, 14 dhjetor - Numri i turistëve të huaj është rritur në mënyrë drastike gjatë këtij viti, por paratë që ata kanë lënë në Shqipëri janë reduktuar. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e llogarisë korrente të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Shërbimet e udhëtimit gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti shënuan një bilanc neto prej 19 milionë eurosh, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2010 qe shënuar vlera neto prej 177 milionë eurosh.

Të ardhurat nga shërbimet e udhëtimit për nëntëmujorin qenë 884 milionë euro, me rënie 8 për qind në krahasim me vitin e kaluar ndërkohë që shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit u rritën në 864 milionë euro ose 10 për qind më shumë se sa një vit më parë.

Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para këtë vit jashtë vendit, veçanërisht për shkak të heqjes së regjimit të vizave me zonën “Shengen”, gjë që i dha mundësi popullatës të vizitonte familjarët e tyre jashtë vendit. Ndërkohë, kureshtja i shtyu shumë shqiptarë të bëjnë pushimet e verës në Greqi apo vende të tjera.

Nga ana tjetër, rënia e të ardhurave nga turistët e huaj duket se lidhet ngushtë me situatën e përgjithshme ekonomike në Eurozonë. Shumica e turistëve “të huaj” të regjistruar në Shqipëri janë në fakt nga Kosova dhe Maqedonia.

Shumica dërrmuese e parave të shpenzuara në Shqipëri janë remitancat që emigrantët nga trojet shqiptare i dërgojnë familjeve të veta.

Kriza duket se ka ulur fitimet e emigrantëve, të cilët kanë reduktuar transfertat për familjet e tyre në Kosovë e Maqedoni dhe rrjedhimisht këto të fundit kanë pasur më pak para për të shpenzuar për pushime në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)