16 Prill 2024

Turistët e huaj anashkaluan Kroacinë

Zagreb, 14 korrik - Drastikisht është     zvogluar vizita e turistëve të huaj në Kroaci në muajin maj, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Shoqatës kroate për turizëm (SHKT), transmetoi Danas.hr.

Gjatë muajit të kaluar në bregdetin kroat ka pasur më së shumti kroatë, por edhe nga një gjerman ose austriak.

Shifrat më së shumti kanë goditur Dalmacinë, por edhe Istra shënon rënie në krahasim me vitin e kaluar, shkruan „Poslovni dnevnik“.

Në Adriatik, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë shënuar 2.63 milionë vizita, që është për gjashtë për qind më pak se në vitin 2009 dhe katër për qind më pak bujëtime në krahasim me peridudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Konsiderohet se numri i vogël i turistëve në maj dhe qershor ka të bëjë me kushtet e kqija klimatike dhe Kampionatin Botëror në Futboll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)