25 Prill 2024

Tregu joformal, problem për kompanitë turistike

Prishtinë, 20 qershor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë znj. Mimoza Kusari Lila, sot u takua me përfaqësuesit e kompanive turistike e cila tha se: “Në kuadër të reformave të përgjithshme, të cilat i ka ndërmarrë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me qeverinë e Republikës së Kosovës, kemi rishikuar edhe legjislacionin që regullon aktivitetin në fushën e turizmit."

"Më shumë se kurrë është aktualizuar kjo çështje si në kuadër të MTI-së, ashtu edhe në mesin e ndërmarrësive dhe sektorit privat. Deri më tani shumë pak jemi marrë me turizëm, pavarësisht idesë që ka lindur shumë më herët për të pasur një takim të tillë ku do të mund të shqyrtonim mundësitë, sa i përket legjislacionit dhe numrit të madh të licensave, që ndikojnë në vonesa dhe shpenzimin e kohës dhe mundit për kompanitë turistike“, tha ajo.

Ministrja rekomandoi që duhet të krijohen targete specifike ku të formohet poashtu një grup punues.

Të pranishmit u pajtuan që barrierat duhet të eliminohen në menyrë që të krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm, sidomos kur kemi parasysh mundësitë që ofron Kosova.

Nga ana e përfaqësuesve të kompanive turistike, u cek se Kosova nga vendi i 100-të për turizëm në vitin e kaluar, ka kaluar në vendin e 67-të. Ky fakt është një motivim për ta dhe po ashtu është në interes të përbashkët të veprohet dhe të ketë ndërhyrje në ligj, ku sipas tyre ka shumë vakume dhe mangësi.

Një tjetër çeshtje që u prek nga ky debat ishte tregu joformal, i cili paraqet një problem të madh dhe njëkohësisht shkakton çrregullime në treg. Gjithashtu ata vunë theksin se janë të gatshëm ti ofrojnë kapacitetet e tyre në maksimum dhe të fillojnë me eksport të turizmit.

Takim doli të ishte një nismë e mirë duke shpresuar që të mos jetë i fundit, në kuadër të cilit u bisedua për format dhe reformat sa i përket ligjit, po edhe sa i përket qasjes ndaj lëshimit të licensave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)