06 Qershor 2020

Temperaturat e larta, në Vlorë nis plazhi

Vlorë, 17 mars - Rritja e temperaturave ka shtuar numrin e vizitorëve në Vlorë, shumë prej të cilëve zgjedhin shëtitjet në plazh, ndërsa më të guximshmit kanë preferuar të lahen në ujin e detit, duke shënuar kështu edhe nisjen e sezonit të plazhit.

Trafiku ka qenë disi i rënduar këtë të dielë, sepse shumë qytetarë janë drejtuar në pika të tjera të Rivierës së Jonit, që nga Radhima, Orikumi, Llogoraja e të tjera.

Një shëtitje në Lungomare, një kafe në lokalet e shumta, por edhe një foto është ajo çfarë kanë preferuar vizitorët këtë të dielë në Vlorë. Por, nuk janë vetëm qytetarët e Vlorës që kanë preferuar të dalin shëtitje e të bëjnë plazh. Ka edhe të huaj, mes të cilëve një qytetare nga Londra, e cila viziton për herë të parë Vlorën.

“Në Vlorë është shumë bukur, duke parë gërshetimin e detit me malin, diellin, që ne në Londër nuk e shijojmë dhe nuk e kemi çdo ditë. Por edhe qyteti vet është i veçantë, ndërkohë që ushqimi tradicional i vendit tuaj është shumë i shijshëm. Po bëj plazh në këtë mot të mrekullueshëm, duke shfrytëzuar ditën e bukur”, tha turistja.

Por, edhe qytetarë vlonjatë kanë nisur plazhin, duke marrë rrezet e para të diellit për këtë sezon. Duket se tashmë, me largimin e ditëve të ftohta, sezoni turistik ka nisur, ndonëse ende jo zyrtarisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)