25 Prill 2024

Struga, “qyteti i ëngjëjve"

Strugë, 12 shtator - Nuk kuptohet nëse është mëngjes apo mbremje. Struga, sic quhet nga vendasit “qyteti i ëngjëjve”, në një ditë të mirë të ofron një panoramë magjike nga pika më e lartë e qyteti ku turistët ngjiten për ta soditur më mirë.

Ky qytet piktoresk dhe me peisazhe çlodhëse, është ngritur në një pikë në veri te Liqenit te Ohrit. Pershkohet nga Drini i Zi qe ushqehet nga burimi i Shën Naumit aty pranë. Rrjedh përmes Liqenit të Ohrit dhe mberrin ne Struge, duke e ndare qytezën ne dy pjese.

Mbi shtratin e ketij te fundit  prej kohesh ngrihen bare dhe restorante qe frekuentohen nga vendasit dhe te huajt. Nese do ta nisesh mbare nje udhetim ne Struge, i pari vend qe te sugjerojne eshte piktakimi i Drinit me Liqenin, ku veres freskohesh nga sterkalat e ujit qe kercejne ne ajer dhe dimrit, fortifikohet per te ndaluar prurjet e shumta te Liqenit. Urat që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin "Qyteti i Urave".

Per emrin e tij ka shume teori. Njera lidhet me poziten gjeografike. Por struganet jane te sigurte vetem per emrin e vjeter, Enkalon, i cili nëse sipas një teorie vjen nga emri i fisit ilir të Enkelejve që banonin aty, sipas një teorie tjetër bazohet në greqishten ku do te thote “ngjale”, ne kete menyre ata te lene te kuptosh se qyteti eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me ujin.

Në shëtitoren e  mbushur me shitore që vendasit e quajne Korza, prej vitit ‘60 struganet takohen ne cdo moment te dites. Nje pjese shkembejne pershendetje, ndersa te tjeret ushtrojne tregti. Ne 250 metra gjatesi te shtruar me gure, gjejme nje pike ku blihet flamuri shqiptar, pavaresisht se në këtë vend, ligji nuk te lejon.

Dhe ne  sfond te vogel patriotizmi mesojme se pak metra larg ketij vendi, ne krah te obeliskut te Nene Terezes, dikur ka ekzistuar nje tjeter obelisk. Struga tashme drejtohet nga shqiptaret. Ne 483 km² te territorit te saj, 65% e popullsise jane shqiptare, ndersa 30 % sllavë. Ajo kufizohet nga Komuna e Ohrit, prej brigjeve të Liqenit të Ohrit dhe vija kufitare shteterore e  Republikës se Shqipërisë.

Qytet i vogel, me plazhet perreth eshte pjese e itenerareve te linjave turistike Kumanove-Tirane, kundrejt pageses 20 euro. Hotele te shumte pergjate brigjeve te liqenit, ndersa nisesh per ne Kalishte,  jane mundesi bujtjeje. Produktet e zgares  kerkojne perkujdesje te vecante. Pleskavicat dhe mishi i qengjit jane asortimentet kryesore qe i gjejme ne nje  restorant ne periferi te Struges. Pronaret e kane quajtur “Konak”.

Sadik Alla qe perkujdeset per klientet thote se ne shqipen e sotme ky vend do te emertohej “Hotel”. Vendlindja e poetëve me origjinë slave, Konstandin dhe Dhimitër Miladinov, te ofron Kalishten me Manastirin qe gjendet disa kilometra larg qendres se qytetit dhe qe shtrihet pergjate liqenit të Ohrit. I ndertuar ne shekullin e XVI, xhirimet brenda tij konsiderohen per ne si një “mission impossible”.

Struga, e qetë, e bukur dhe e urtë, unike per  “Mbremjet e saj te poezise ka edhe nje jete te pasur kulturore. T’i dedikosh pak minuta Struges te ndodh te behesh menjehere pjese e saj. E ndërsa në një qytet të madh si Tirana mund të ndodhë që të gjejmë herë pas here struganë të imigruar në lëvizjet tona të vrullshme, në Strugë mund të ndodhë të gjesh edhe banorë të Shqipërisë të emigruar përgjithmonë këtu.

Olsa Maze qe ka lene Tiranen, per te ndertuar jeten e saj ne cift në këtë qytet thote se per vendlindjen e saj ndodhet ne fazen e mallit. Kjo ishte Struga e njerezve te liqenit, pasardhësve të Enkelejve të lashtë ilirë, një shembull paqeje idilike mes popujve të dy kulturave të ndryshme dhe që shpesh, përshkruhet nga optimistët, si shembulli final me të cilin do të ngjajë Maqedonia e së nesërmes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)