29 Mars 2024

Shqipëria prezanton potencialet turistike në Gjermani

Berlin, 9 mars - Shqipëria po prezanton potencialet e saj turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB BERLIN”, i cili hapi dyert më 8 mars dhe do të mbyllet më 12 mars 2017.

Në këtë panair marrin pjesë rreth 187 shtete dhe afro 6000 përfaqësues të mediave të ndryshme prestigjoze.

Shqipëria prezantohet këtë vit me një stendë 120 metra katrorë, ku një numër mjaft i konsiderueshem vizitorësh kanë frekuentuar hapësirën shqiptare në panair, që në ditën e parë.

Stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që prezanton Shqipërinë, ka shpërndarë informacion të plotë si dhe materiale të ndryshme promocionale për të gjithë pjesëmarrësit për ta njohur sa më mirë Shqipërinë dhe ofertën turistike të saj.

Në ditën e parë u realizuan një sërë takimesh të rëndësishme me subjekte dhe personalitete të ndyshme, me ministrin e Turizmit të Italisë, Dario Franceschini si dhe Presidentin e Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Raif, të cilët vlerësuan rolin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për impulset shumë pozitive që po i jep së fundi zhvillimit të Turizmit në Shqipëri.

Grupet kryesore të interesit u interesuan mbi mundësitë e organizimit nga ana e vendit tonë të tureve familjarizuese me media dhe operatorë turistike nga vende të tilla si Gjermania, Sllovenia, Zvicra, Polonia, etj.
 
Një vend të rëndësishëm zunë gjatë takimeve të ditës së parë përfaqësuesit e kompanive PR dhe të Marketingut nga vende e tregje të ndryshme, të interesuar për të nxitur turizmin me vendin tonë, si nga Anglia, Gjermania, Finlanda, Kina, Polonia etj.

Media të njohura si BBC ishin pjesë e intervistave të dhëna nga AKT gjatë ditës së parë të Panairit. Me mjaft interes ishin takimet e zhvilluara me dy operatorë të rëndësishëm nga Polonia, të cilët tashmë operojnë me fluturime “charter” drejt vendit tonë, duke sjellë kështu vizitorë nga Polonia dhe Republika Çeke.

ITB Berlin është panairi i radhës ku Shqipëria po prezantohet këtë vit, duke nisur me Utreht (Holandë), CMT Shtutgart, IMTM Izrael, IFT Beograd, Nature Alps Slovenia, ndërsa promovimi i Shqipërisë do të vijojë së afërmi me Moskën dhe vende të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)