23 Mars 2019

Shqipëria po planifikon të rijetësojë vendbazimet ushtarake për turistët

Tiranë, 16 janar - Shqipëria po planifikon të rijetësojë vendbazimet ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë duke i hapur ato për turistët, tha ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në një përpjekje për të tërhequr më shumë turistë dhe për ta bërë më të larmishëm potencialin turistik që ofron Shqipëria, Xhaçka tha se autoritetet e vendit po planifikojnë të hapin më shumë vendbazime ushtarake, disa prej të cilave kanë qenë baza ushtarake sekrete.

Në prill 2017, qeveria shqiptare vendosi ta kthente ishullin jugor të Sazanit në një destinacion turistik gjatë sezonit veror.

Ishulli i Sazanit, një zonë ushtarake e pa banuar, është ishulli më i madh në Shqipëri me një sipërfaqe prej 5.7 km katrorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)