20 Janar 2020

Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike

Sarandë, 9 gusht - "Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike". Vlerësimi vjen nga revista prestigjioze "Financial Times" , publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Kreu i Turizmit ndan me ndjekësit e tij në rrjete sociale këtë vlerësim. "Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike, me turistë që u drejtohen jo vetëm plazheve të Adriatikut dhe të Jonit, por edhe turizmit të aventurës në zonat e paprekura malore."- shkruan Financial Times duke publikuar një foto të muzgut në liqenin e Bizës.

Vlerësimi i revistës prestigjioze është vlerësimi i radhës nga mediat e huaja për turizmin në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 janar 2020

- Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës dhe organizatat e tjera joqeveritare, anëtare e “Rrjetit të Kosovës për punësim dhe arsim” do të organizojnë konferencën përfundimtare e cila do të përqendrohet në arsim dhe punësim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prishtinës. (Shkollën Model në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur mledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore, në dy vjetorin e vdekjes së veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Jonuz Musliu. (Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Obiliqit. (Shkolla "Ismail Dumoshi" në Obiliq, ora 14:00)

- Hapet ekzposita "Cikël me Peizash" nga piktori Anton Krasniqi. (Kafe Atelie +S, rruga 'Avdyl Frasheri' nr. 42, Prishtinë, ora 19:00)