28 Mars 2024

Shqipëria pësoi 63 milionë euro deficit në bilancin e saj turistik

Tiranë, 15 shtator - Shqipëria pësoi 63 milionë euro deficit në bilancin e saj turistik në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, deficit ky që mund të jetë shkaktuar nga udhëtimet e ndërmarra nga shqiptarët pas heqjes së vizave me zonën “Shengen”.

Ky është deficiti më i lartë i shënuar ndonjëherë në gjashtëmujorin e parë. Në periudhën janar qershor 2010, Shqipëria kishte suficit prej 6 milionë dollarësh në bilancin e turizmit.

Por këtë vit duket se më shumë shqiptarë vendosën të kalojnë pushimet jashtë vendit, veçanërisht për shkak të liberalizimit të vizave.

Në gjashtëmujorit e parë të këtij viti, shqiptarët harxhuan 478 milionë euro për udhëtime jashtë vendit nga 420 milionë që patën shpenzuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në anën tjetër të bilancit, turistët e huaj që vizituan vendin tonë shpenzuan gjithsej 415 milionë euro nga 427 milionë që patën shpenzuar një vit më parë.

Numri i turistëve të huaj është rritur ndjeshëm këtë vit, ose së paku kështu raportohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Por statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga turizmi kanë rënë. Për më tepër, të ardhurat nga turizmi rezultojnë më të ulëta se sa vitet 2008 e 2009.

Shqipëria përfitoi heqjen e regjimit të vizave me zonën “Shengen” në dhjetor të vitit të kaluar. Shumë shqiptarë që më përpara nuk kishin pasur mundësi të udhëtonin jashtë vendit, përfituan nga kjo mundësi për të vizituar të afërmit në emigrim.

Gjatë muajve të fundit është raportuar rritje e shpejtë e policave të sigurimit të makinave jashtë vendit, si dhe rritje e numrit të udhëtarëve.

Megjithatë, frika e disa ekspertëve se sasia e parave të shpenzuara nga shqiptarët jashtë vendit do të rrezikojë thellimin e llogarisë korrente dhe kursin e këmbimit, duket se nuk u vërtetua. Llogaria korrente e Shqipërisë pati një deficit prej 586 milionë eurosh këtë vit, me rënie prej 11 përqindësh në krahasim me një vit më parë.

Të dhënat zyrtare për numrin e të huajve që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë gjatë viteve të fundit kanë shënuar rritje mbresëlënëse. Vitin e kaluar në Shqipëri hynë 2.3 milionë të huaj me rritje 30 për qind kundrejt vitit 2009.

Por kjo rritje duket se nuk solli më shumë të ardhura për operatorët turistikë për vendin. Përkundrazi, të ardhurat e raportuara nga Banka e Shqipërisë u ulën me 5.7 për qind në 1.23 miliardë euro. E njëjta gjë raportohet edhe për këtë vit. Numri i turistëve të huaj është rritur, por të ardhurat janë në rënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)