02 Mars 2021

Shqipëria në hartën e destinacioneve turistike europiane

Tiranë, 28 korrik - Numri i fluturimeve ajrore përgjatë muajit qershor 2018 shënoi një rritje prej 13.1% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Shqipëria tashmë ka hyrë në hartën e destinacioneve turistike europiane, duke reflektuar një interes në rritje të numrit të turistëve dhe vizitorëve të shumë që vizitojnë vendin tonë. Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi se vetëm në qershor të këtij viti numri i fluturimeve arriti në 2314.

Sipas INSTAT-it, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1 270 329 duke u rritur me 13.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitet e fundit Shqipëria përmes aeroportit të vetëm ndërkombëtar "Nënë Tereza", ka shënuar një rritje progresive të numrit të pasagjerëve.

Në gjashtëmujorin e parë 2018, numri i fluturimeve të kryera arriti në 11 774 fluturime, duke u rritur me 9.6 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në gjashtëmujorin e parë 2018, transporti ajror i pasagjerëve zuri 72.7 % të totalit të transportit në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)