29 Mars 2024

Shqipëria kishte 4.1 milionë turistë në 2011-n

Tiranë, 24 janar - Numri i turistëve në Shqipëri po vjen gjithnjë e në rritje, ku pavarësisht krizës, tendenca e të huajve për të parë Shqipërinë nuk tkurret.

Sipas ministrit të Turizmit, Aldo Bumçi, gjatë vitit 2011 kanë hyrë gjithsej 4.1 milionë vizitorë të ndarë në Shqipëri, ku 2 milionë e 734 mijë vizitorë ishin të huaj dhe 1 milion e 267 mijë vizitorë ishin shqiptarë që jetojnë jashtë.

Të dhënat e publikuara në gazetën “Shqip” tregojnë se, numri i vizitorëve me nënshtetësi të huaj është rritur 18.7 për qind në krahasim me një vit më parë ose kanë hyrë më shumë se 430 751 vizitorë.

Nuk janë vetëm plazhet që tërheqin vizitorët e huaj, por edhe historia e vendit, pasi të dhënat tregojnë se parqet arkeologjike janë vizituar nga 373 mijë turistë.

Pavarësisht numrit me rritje, operatorët turistikë shprehen të pakënaqur me të ardhurat e krijuara. Vitin 2011 e konsiderojnë periudhën më të vështirë, me kapacitete të vogla shfrytëzimi dhe situata tejet anormale ekonomike.

Sipas tyre, turistët që vizitojnë vendin tonë nuk paraqesin cilësinë e duhur, për shkak se shpenzimet i kanë të vogla në raport me vendet e tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)