19 Prill 2024

Shqipëria ka kapacitetet për t’u kthyer në perlën turistike të Ballkanit

Prishtinë, 11 mars - Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, shprehet se Shqipëria i ka kapacitetet për t’u kthyer në perlën turistike të Ballkanit Perëndimor, kjo për shkak të potencialit natyror, mikpritjes që karakterizon shqiptarët dhe punës së qeverisë për të fuqizuar këtë sektor me rëndësi për ekonominë e vendit.

“Industria e turizmit në Shqipëri është e re, plot energji dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por ajo që ne ofrojmë është diversifikimi i aktiviteteve turistike në Shqipëri. Kush viziton Shqipërinë nuk do të shijojë vetëm zonën bregdetare, por edhe turizmin rural, aventurën, historinë dhe arkeologjinë.\"

\"Të gjitha këto janë pikat e forta të turizmit shqiptar për momentin. Shqipëria i mirëpret të huajt që e vizitojnë vendin tonë dhe kjo është një tjetër pikë e fortë”, tha Ekonomi në një intervistë të shkurtër për “Euronews”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)