25 Prill 2024

Shqipëria do të ketë për herë të parë udhërrëfyesit turistikë

Tiranë, 27 shkurt - Nga sot Shqipëria do të ketë për herë të parë udhërrëfyesit turistikë të çertifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Janë gjithsej 159 udhërrëfyes turistikë që sot u pajisën me çertifikatë dhe me bexhën zyrtare, të cilat do të jenë dokumentet zyrtare që do paraqesin këto guida për të ushtruar profesionin e tyre, të rregulluar tashmë në bazë të ligjit “Për Turizmin”.

Ministrja Milva Ekonomi, duke shprehur emocionin e saj për realizimin e këtij objektivi, tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur për gjithë ata njerëz që kanë punuar pa u ndalur në këtë profesion, që deri tani ka qenë i parregulluar.

“Duke filluar nga ky moment, ju do të bëheni udhërrëfyes me një bexhe personale, të lëshuar nga një autoritet i cili ka dimensionin në lëshimin e kësaj çertifikate, që ia njeh ligji. Jo vetëm kaq, por ky autoritet ka menduar edhe për mënyrën se si ju do ngrini dijet tuaja profesionale në muajt në vijim”, u shpreh Ministrja Ekonomi.

 Ajo u shpreh se numri i turistëve është në rritje, pasi vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan 15% më shumë turistë se në 2015 dhe kjo është meritë e të gjithë atyre që punojnë në industrinë mikpritëse përfshi dhe udhërrëfyesit.

Ministrja falënderoi të gjithë udhërrëfyesit e parë të çertifikuar, për punën e tyre të deritanishme dhe për faktin që nuk hoqën dorë asnjëherë nga besimi se ky sektor duhej rregulluar.

Ajo u uroi shumë suksese udhërrëfyesve zyrtarë të Shqipërisë në punën e tyre për ta prezantuar sa më bukur vendin tonë dhe për të tërhequr sa më shumë turistë në Shqipërinë tonë të bukur

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)