16 Prill 2024

Shqipëri, turistët me pak para

Tiranë, 26 gusht - Në Shqipëri mund të jetë rritur numri i vizitorëve, emigrantë apo shtetas të huaj, por prurjet e valutës gjate ketij sezoni veror në tregun e brendshëm kanë qenë të pakëta.

Sipas ekspertëve krahasuar me një vit më parë renia është e dukshme dhe shkon në më shumë se 15 %  më pak valutë e hedhur në treg. Ekspertët thonë se edhe per festat e fundvitit prurjet kane qene nen parashikimet, nje sinjal ky paralajmerues per pritshmerite e sezonit te veres.

Me pak hyrje ne tregun e brendshem valutor ka pasur per monedhen europiane dhe kane qene emigrantet shqiptarë ne Greqi ata te cilet kane sjelle me pak valute, fakt ky, qe sipas eksperteve ka ardhur si pasoje e krizes ne shtetin fqinj.

Ndersa kane qene me normale shkembimet valutore qe jane kryer nga emigrantet tane ne Itali. Nje burim tjeter qe ka furnizuar disi tregun me euro per kete sezon kane qene edhe shtetasit kosovarë, te cilet kane frekuentuar turizmin shqiptar.

Nje tjeter fenomen qe eshte vene re keto dite sipas eksperteve eshte rritja e kerkeses per te blere valute po nga emigrantet, te cilet kane terhequr pjese te kursimeve te tyre depozituar ne Shqiperi, per t’i marre me vete para se te largoheshin drejt vendeve ku punojne. Ky fakt ka bere qe keto dy dite euro te fitoje pike.

Ne tregun e lire valutor 1 euro eshte shkembyer mesatarisht per 136,48 lekë. Nderkaq sipas eksperteve vazhdon te ngelen po ne te njejtat nivele prurjet e monedhes amerikane ne tregun e brendshem, si edhe ato te monedhes britanike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)