16 Prill 2024

Saranda vendi me i preferuar për turistët e huaj

Sarandë, 8 shtator - Qyteti i Sarandës shfaq një tjetër pamje të profilit turistik, pasi një numër jo i pakët shtetasish të huaj janë bërë blerës të apartamenteve të ndërtuara vitet e fundit.

Janë shtetas italianë, gjermanë e norvegjezë, që kanë blerë apartamente në Sarandë. Edhe pse çmimi për metër katror, ka shkuar në disa godina moderne me pamje nga deti Jon 1000 euro, të huajt nuk kanë nguruar të blejnë këto apartamente.

Maro dhe Juliano, dy prej italianëve nga qyteti i Torinos, janë blerësit e një apartamenti në një prej këtyre pallateve të banimit. Ata thonë se vijnë disa herë në vit dhe ndjehen si në shtëpinë e tyre.
 
\"Disa vite më parë kam hezituar të blej një apartament në qytetin e bukur të Sarandës, por me kalimin e kohës u binda se të bëhesh pronar i një apartamenti jashtë Italisë, nuk është shumë e vështirë, pasi Shqipëria i ka të gjitha mundësit juridike për të kryer një procedurë të tillë\", shprehet Juliano, 45 vjeç, babai i dy fëmijëve të rritur.

Ata thonë se edhe 1000 euro që ka kushtuar metri katror, janë pak krahasuar me koston e shtëpive në destinacione të tjera mesdhetare. Veç kësaj, ata ndjehen të fituar edhe në një llogari tjetër që bëjnë.

Deri në Korfuz vijnë me avion, ku zbresin në aeroportin ndërkombëtar të ishullit helen. Kështu largësia mes Italisë dhe Sarandës shkurtohet mjaft, kundrejt një kostoje të ulët të udhëtimit.

Ata janë përfitues nga çmimet e lira të fluturimeve ajrore drejt Korfuzit, që po të fluturonin drejt Tiranës, do t u kushtonte 2-3 herë më shtrenjtë. Disa zyra noteriale në Sarandë konfirmojnë, se numri i blerjes së apartamenteve nga të huajt jep sinjale rigjallërimi dhe vijnë në rritje në këta muaj vere. 
 
Qyteti i Sarandës shtrihet përgjatë gjirit të detit Jon, i cili kufizohet midis Kepit të Dentes, aty ku derdhet Lumi i Bistricës në det, dhe në veriperëndim me Kepin e Paledhese, me një gjatësi prej rreth 7.5 kilometra dhe gjerësi maksimale një kilometër. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare.

Dimri është i butë dhe me lagështi, ndërsa vera e thatë dhe e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore është 16-18 grade. Temperaturat më të larta shënohen në verë dhe arrijnë në 25-26 dhe nganjëherë deri në 36 gradë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)