29 Mars 2024

Saranda, qyteti i parë në Shqipëri që çel sezonin veror

Sarandë, 10 maj - Saranda është qyteti i pare në Shqipëri që çel sezonin veror, ndërsa në Shqiperi përgatitjet për stinën turistike duken mjaft të ngadalta.

Edhe këtë vit banorët kanë shfrytëzuar këtë ngjarje për të paraqitur traditat e mikëpritjes ndërsa shumë biznese kanë ekspozuar produktet e tyre.

Ndonëse turizmi turistik shihet si një nga sektoret me jetik të ekonomisë së vendit ende duken pak përgatitje vëqanarisht në infrastruktur dhe shërbimet ndaj zonave turistike.

Banorët e Sarandës i shfrytëzojnë ditët e para të hapjes se sezonit turistik për të paraqitur vlerat e me të mira tëe tradites se mikpritjes nderkohë qe mjaft biznese përfitojn për te ekzpozuar produktet e tyre.

Bregdeti shqiptar është njëri prej aseteve më të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së turizmit. Ai ka një shtrirje të konsiderueshme me një gjatësi prej 450 km, duke përfshirë edhe lagunat. Bregdeti ka një karakter të ndryshëm dhe është i pasur në forma të shumëllojshme që nga plazhet ranore, kepat, gjiret e mbrojtura, lagunat, plazhet e vegjël zallorë, shpellat detare etj.

Në veri bregdeti shqiptar fillon nga grykëderdhja e lumit Bunë, i cili shërben edhe si kufi me Republikën e Malit të Zi. Në grykëdedhjen e lumit Bunë është formuar ishulli i vogël i Franc Jozefit i cili është një pikë mjaft e favorshme për ata që dëshirojnë natyrën dhe që preferojnë të qëndrojnë larg zhurmave.

Plazhi më verior i vendit është ai i Velipojës, që gjendet 22 km larg qytetit të Shkodrës. Velipoja është një plazh ranor me një gjatësi prej 4 km dhe me një cilësi mjaft të mirë të kësaj të fundit. Këtu ka mbi 250 ditë me diell dhe temperaturat jane mbi 20 gradë, të cilat normalisht fillojnë nga gjysma e dytë e majit.  Pranë plazhit të Veliopojës ndodhet laguna e Vilunit me një sipërfaqje prej 130 hektarë. Ky është një ekosistem natyror i rëndësishëm për folëzimin e shpendëve ujorë.  

Plazhi i Shën Gjinit është një tjetër plazh ranor që i përket rrethit të Lezhës, Ai gjendet vetëm 8 km larg nga qyteti në fjalë. Shën Gjini është i njohur për rërën kualitative. Ky plazh ka 200 - 300 ditë me diell në vit. Në veri të Shën Gjinit rrëzë kodrave të Rencit, gjendet i mbrojtur nga erërat plazhi i mrekullueshëm i "Ranës se hedhun".  Zona e grykëderdhjes së Drinit, si rezultat i drejtimit të erërave është i përshtatshëm për "surfing". 

Në grykëderdhjen e tij gjendet sistemi lagunor i Kune - Vainit, ku folëzojnë shumë shpendë ujorë.  Surpriza më e këndshme për turistin është ishulli ranor i Kunes, me një sipërfaqje prej 125 hektarë në të djathtë të deltës së Drinit. Ishulli i Kunes është i mbuluar me një bimësi të harlisur higrofile. Në këtë rajon njihen 227 lloje bimësh. Përsa i takon faunës, mjafton të themi se në këtë sistem lagunor gjenden 70 lloje shpendësh; 22 rreptilë nga 33 që ka Shqipëria dhe 6 lloje amfibësh nga 15 që ka Shqipëria dhe 23 lloje gjitarësh.  Në jug të Kunes gjenden plazhe të tjera më pak të frekuentuara të zonës së Tales.   

Një nga zonat më atraktive të Adriatikut shqiptar është Gjiri I Lalëzit, i cili shtrihet nga Kepi i Rodonit deri në Bishtin e Pallës. Kepi I Rodonit  është një nga vendet më interesante të bregdetit shqiptar për ushtrimin e zhytjeve nënujore. Nga plazhet e Gjirit të Lalëzit për tu përmendur janë plazhet e Shën Pjetrit dhe Rrushkullit, që shquhen për cilësinë e lartë të pastërtisë së ujërave detare.

Vetëm 39 km larg nga kryeqyteti i vendit Tirana, është plazhi i Durrësit, më i madh dhe më popullori i vendit. Ai ka një gjatësi prej 6 km dhe një gjerësi të konsiderueshme rëre. Thellësia e ujërave të detit rritet shumë gradualisht, tregues ky që e bën mjaft të preferuar këtë plazh për pushuesit familjarë. Këtu gjendet përqëndrimi më i madh i fasiliteteve turistike. Vitet e fundit, plazhi i Durrësit është kthyer në destinacionin kryesor të turistëve që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia.

Plazhi i Golemit dhe i Malit të Robit, janë një vazhdim i plazhit të Durrësit, duke përbërë një njësi të vetme për nga karakteristikat. Këtu bie në sy bimësia me pishat e dendura përgjatë plazhit.

Ndër plazhet që i përkasin rrethit të Kavajës janë për tu përmendur plazhet e Karpenit dhe të Spillenjës, të cilat shquhen për cilësinë e rërës, ujërat e pastër detarë dhe bimësinë me pisha . Vitet e fundit, në këto plazhe kanë filluar investimet për krijimin e kushteve për akomodimin e turistëve.

Kepi i Lagjit e mbyll gjirin e Durrësit nga Jugu. Ai është një objekt natyror mjaft i përshtatshëm për ushtrimin e zhytjeve nënujore. Pranë tij gjendet plazhi i vogël i Bardhorit, i cili është një plazh shkëmbor me bukuri të rrallë, i rrethuar me bimësi që i përngjan një amfiteatri natyror.

Padyshim, një nga objektet natyrore më të bukura të bregdetit shqiptar është plazhi i Divjakës dhe laguna e Karavastasë.  Laguna e Karavastasë ka një sipërfaqje prej 4.330 hektarë, duke përbërë në këtë mënyrë lagunën më të madhe të gjithë bregdetit shqiptar. 

Laguna e Karavastasë është pika më perëndimore në Evropë, ku folëzon pelikani kaçurrel (pelicanus crispus). Për këto vlera, që prej vitit 1994, laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës ndërkombëtare të RAMSARIT. Në këtë ekosistem gjenden 210 lloje shpendësh, 12 lloje gjitarësh dhe 16 lloje rreptilesh.  Bimësia e Parkut Kombëtar të Divjakës shquhet për bukurinë dhe freskinë e veçantë. Plazhi i Divjakës ka një rërë me përmbajtje të konsiderueshme jodi. Temperaturat mbi 20 gradë fillojnë nga gjysma e dytë e majit për të vazhduar deri në prag të tetorit.

Në jug të grykëderdhjes së Vjosës gjendet laguna e Nartës, me një sipërfaqje prej 4.180 hektarësh. Ajo përbën lagunën e dytë për nga madhësia. Narta përfaqëson kompleksin e dytë në Shqipëri përsa i takon prezencës së shpendëve ujorë. Në Nartë gjenden  195 lloje shpendësh.  Zona e Nartës është e njohur për prodhimin artizanal të verës së cilësisë së lartë.

Qyteti i Vlorës është porti i dytë i vendit për nga madhësia dhe një prej pikave më të rëndësishme turistike të vendit. Ai ofron në rradhë të parë produktin  diell dhe det. Zona turistike fillon në jug të qytetit, përgjatë plazheve të vegjël, shkëmborë të gjirit të Vlorës. Këto janë plazhe me konfiguracione mjaft të bukura.  Plazhi i Jonufrit që ndodhet pikërisht në këtë zonë zgjatet deri në përroin e Dukatit, pranë qytetit të vogël të Orikumit. Plazhi rrethohet nga një zonë kodrinore e mbuluar me agrume, që kontraston mjaft bukur me ujërat blu të detit.   

Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi, ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh.  E gjithë kjo zonë paraqet interes për eksplorimet nënujore.

Në perëndim gjiri i Vlorës mbyllet me gadishullin e Karaburunit, i cili përbën gadishullin më të madh të Shqipërisë, me një gjatësi prej 16 km dhe gjerësi maksimale prej 4,5 km.

Pranë gadishullit të Karaburunit gjendet ishulli i Sazanit, i cili është ishulli më i madh i Shqipërisë me sip 5,7 km2. Në antikitet ishulli është quajtur Sason.  Sazani paraqet një interes të veçantë për zhytjet dhe së bashku me gadishullin e Karaburunit përbëjnë një park të vërtetë nënujor.  

Mbas qafës së Llogarasë shtrihen plazhet e Jonit apo siç quhen ndryshe plazhet e "Rivierës Shqiptare", e cila është një prej krahinave më të bukura të Shqipërisë. Kjo është krahina më e ngrohtë e vendit, ku temperatura mesatare e janarit është 10 gradë C dhe e Korrikut 25 gradë C. Zona ka 300 ditë me diell.

Nga qafa e Llogarasë 1.057 metra mbi nivelin e detit, plazhi i parë është ai i Dhraleos në Palasë që ka një gjatësi prej 1,5 km. Ky plazh shërben edhe si pikë uljeje për sportet ajrore, sidomos  parashutat që lëshohen nga Qafa e Llogarasë.

Dhërmiu vjen më në jug, ai është një prej pikave turistike më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të gjithë bregdetit shqiptar. Plazhet që përbëjnë Dhërmiun janë; Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Rreth 8 km në jug të Dhërmiut ndodhet Vunoi, nga ku merret drejtimi për në plazhin e mirënjohur të Jalit (në greqisht do të thotë "i kulluar").

Himara është qendra kryesore e bregdetit Jonian të sipërm. Ajo është një pikë turistike që gjallërohet në stinën e verës nga familjarët dhe të rinjtë. Plazhet që përbëjnë Himarën janë Spillea, Potami, Llamani dhe Livadhja.

Përpara Borshit ndodhet plazhi i Qeparoit si dhe gjiri i vogël tektonik i Porto Palermos, ku gjendet kalaja e Ali Pashait. Borshi përbën plazhin më të gjatë të rivierës shqiptare me një gjatësi prej 6 km. Ky plazh është i rrethuar me bimësi mesdhetare. Këtu është i zhvilluar turizmi familjar.     

Deri në qytetin e Sarandës, janë për tu përmendur plazhet e Bunecit, Kakomesë dhe Krorëzit (këto të fundit arrijnë në 3 km gjatësi), të cilat janë plazhe me bukuri të rrallë dhe që shquhen për ujërat mjaft të pastërta të detit.

Qyteti i Sarandës është qendra më e madhe e banuar e "Rivierës Shqiptare". Ajo është një prej pikave turistike më të rëndësishme të vendit. Qyteti ka një pozitë mjaft të favorshme, pasi ndodhet vetëm 9 km larg nga ishulli turistik grek i Korfuzit. Zakonisht turistët që preferojnë detin udhëtojnë në jug të qytetit, ku pika më e frekuentuar është ajo e Ksamilit, e cila ndodhet midis gadishullit me të njëjtin emër dhe lagunës së Butrintit. Përballë saj shtrihet ishulli i Korfuzit, ndërsa fare pranë plazhit të Ksamilit gjenden 4 ishujt e tij të vegjël, të mbuluar krejtësht nga bimësia e gjelbër mesdhetare.

Një ekosistem i rëndësishëm natyror me vlera turistike është laguna e Butrintit. Quhet liqen për shkak të origjinës së tij tektonike. Ai ka një sipërfaqje prej 16 km2. Si rezultat i drejtimit të favorshëm të erërave, ky është një vend mjaft i përshtatshëm për ushtrimin e sportit të varkave me vela. Ekstremiteti jugor i bregdetit shqiptar shtrihet në kepin e Stillos i cili përbëhët nga plazhe të ulët të tipit të marsheve dhe janë krejtësisht të virgjër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)