19 Prill 2024

Rritet numri i turistëve vendorë në Turqi

Stamboll, 7 shkurt - Numri total i udhëtimeve që janë bërë brenda vendit në tremujorin e fundit të 2016-s është realizuar me 32 milionë e 987 mijë, duke shënuar një rritje prej 0,1% në krahasim me të njëjtën periudhën të vitit të mëparshëm.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi përfundimet e anketës “Për turizmin e brendshëm të njësive familjare” për çerekun e tretë të vitit 2016.

Sipas shifrave në fjalë 24 milionë e 14 mijë vizitorë rezidentë në Turqi kanë udhëtuar të paktën një herë gjatë kësaj periudhe tremujore.

Rritje kanë shënuar edhe shpenzimet që turistët vendorë kanë bërë gjatë udhëtimeve të tyre brenda vendit në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Në total turistët vendorë kanë harxhuar 15 miliardë e 360 milionë e 556 lira turke (4 miliardë e 182 milionë dollarë), ose 23,6% më shumë se në çerekun e njëjtë të vitit të mëparshëm.

Në mesin e arsyeve të udhëtimit vendin e parë e zënë vizitat tek të afërmit, me 62,1%, të ndjekura këto nga udhëtimet për qëllime “shëtitjeje, argëtimi, pushimi” dhe ato “shëndetësore”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)