18 Prill 2024

Rritet 20 % numri i turistëve kinezë në Europë në 2015-n

Pekin, 21 janar - Të dhënat e Administratës Kombëtare të Turizmit të Kinës tregojnë se vjet numri i turistëve kinezë në Europë ishte 3 427 600, duke u rritur 22.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Ndërkohë numri i turistëve europianë në Kinë arriti në 2 984 100, duke ruajtur rritjen e shpejtë.

Të mërkurën u hap në Pekin Seminari i Bashkëpunimit Turistik, i zhvilluar bashkërisht nga Administratës Kombëtare të Turizmit të Kinës dhe Delegacioni i BE-së në Kinë.

Fan Wenming, zv.drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe i Nxitjes së Turizmit në Administratën Kombëtare të Turizmit, u shpreh në këtë seminar se aktualisht Kina renditet e para për sa u përket turistëve jashtë vendit dhe është destinacioni i katërt turistik për turistët e huaj, ndërkohë që ka tregun më të madh të turizmit të brendshëm në botë.

Sipas tij, vendet e BE-së janë një destinacion i rëndësishëm turistik dhe një treg i rëndësishëm për konsumatorët turistë.

Lëvizja e madhe e turistëve nxit zhvillimin e sektorëve përkatëse, si dhe shton investimet dhe shanset për punësim, theksoi zv.drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe i Nxitjes së Turizmit në Administratën Kombëtare të Turizmit të Kinës Fan Wenming. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)