10 Gusht 2022

Rihapet Parku i Gërmisë

Prishtinë, 7 shtator - Komuna e Prishtinës njofton se pas vlerësimit të ekipit të Emergjencës, pas punës në terren në Parkun e Gërmisë, u vendos për rihapjen e Parkut të Gërmisë për qytetarët.

Ekipi i Emergjencës kanë kontrolluar terrenin duke përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut për të cilin qytetarët raportuan se ishte parë në Gërmi.

Prandaj, që nga orët e sotme të mëngjesit, Parku është rihapur.

Të dielën gjatë orëve të pasdites, Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se është vërejtur një Ari në parkun e Gërmisë, afër zonave ku frekuentojnë zakonshëm qytetarët. Komuna kishte konfirmuar se Ariu nuk ka qenë pjesë e “Parku i arinjve” dhe me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku potencial, kishte mbyllur Parkun e Gërmisë për qytetarët.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)