21 Shtator 2020

Qytetarët e Kosovës mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri

Tiranë, 31 gusht - Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe në ditët e fundit të këtij sezoni turistik mes pandemisë së koronavirusit. Të shtunën dhe të dielën ka pasur i fluks te jashtëzakonshëm të hyrjes në Shqipëri të pushueseve nga Kosova. Vetëm gjatë gushtit mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

Sikurse çdo fundjavë edhe këtë herë qytetarët e Kosovës ia kanë mësyrë Shqipërisë për të pushuar.

Kolona të gjata janë krijuar në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Vërmicë. E njëjta situatë ka qenë edhe ditën e shtune.

Llogaritet që mëngjesin e së shtunës të kenë hyrë 15 mijë qytetarë të Kosovës me 5 mije mjete. Destinacionet nisin me Shëngjinin,Velipoja, Durresi dhe shkojnë deri poshtë në jugun e thellë.

Edhe sot kolona të gjata, pritje deri në 20 minuta për ta lëshuar Kosovën.

Në pikën kufitare në Vërmicë është një numër i madh i veturave të cilat po presin për të kaluar në Shqipëri. Deri në 20 minuta janë pritjet për ta lëshuar Kosovën nga kjo pikë kufitare.

Kolona të gjata janë krijuar në mëngjesin e kësaj të diele në pikën kufitare të Vërmicës. Kolona e krijuar prej 200 metra, po shkakton pritje për të hyrë në Shqipëri.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, sot në mëngjes në Vërmicë duhet pritur deri në 20 minuta për ta lëshuar Kosovën.

Ndërkaq gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë.

Gjatë gjithë këtij muaji, fluksi ka qenë i lartë, pavarësisht se ky muaj shënoi dhe numrin më të lartë të infektimeve dhe jetëve të humbura si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Vetëm gjatë gushtit mbi 800 mijë qytetarë kosovarë pushuan në Shqipëri.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka bërë me dije se gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës.

 Por shifrat mund të jetë më lartë pasi gjatë gushtit çdo ditë në mëngjes e mbrëmje ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm në Vërmicë dhe numri i qytetarëve të Kosovës që pushuan këtë verë në Shqipëri, do ti kalojë pritshmëritë, me më shume se 1 milion pushues.

Ndërkohë, krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndejshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në Pikë Kufitare në Vërmicë 686 mijë e 467 persona. Qytetaret nga Kosova jo vetëm kësaj radhe por në vazhdimësi mbajnë primatin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror.

Kujtojmë që rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë.

/Monitor/

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00) 

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)