29 Mars 2024

Qeveria themelon Këshillin e Turizmit të Kosovës

Prishtinë, 19 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar sot vendimin për themelimin e Këshillit të Turizmit të Kosovës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdën e përpjekjeve të përgjithshme të Qeverisë për të përmirësuar zhvillimin e turizmit dhe për të mundësuar rritjen ekonomike në Kosovë, në pajtim me programin e Qeverisë, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Raportin e Progresit 2016 për Kosovën, është e angazhuar në mënyrë aktive për zhvillimin e politikave turistike dhe ka për qëllim përmirësimin e ofertës turistike dhe rritjen e numrit të turistëve në Kosovë.

Themelimi i këtij këshilli, synon përfaqësimin e të gjithë akterëve kryesor që ndërlidhen me zhvillimin e turizmit.

Baza ligjore për themelimin e Këshillit të Turizmit është Ligji 04/L 176 për turizmin i cili parasheh themelimin e Këshillit të Turizmit në përbërje të 7 anëtarëve dhe dy anëtarëve vëzhgues, të cilët janë të përfaqësuar nga ministritë e linjës për zhvillimin e turizmit.

Roli i këtij Këshilli është ngritja e dialogut dhe bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat dhe atij publik, me synim të propozimit të politikave dhe planeve për zhvillimin e turizmit, promovimin e Këshillit, këshillimin dhe dhënien e rekomandimeve për MTI-në, si dhe zhvillimin e standardeve turistike dhe hoteliere për ngritjen e cilësisë së shërbimeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)