20 Korrik 2018

Prishtina bëhet me parkun e të martuarve

Prishtinë, 7 korrik - Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e parkut të të martuarve, park ky i pari i këtij lloji në vendin tonë.

"Tashmë po punohet për rregullimin e shtigjeve, ulëseve dhe hapësirave të tjera të këtij parku, në kuadër të projektit paraprak të Komunës", thuhet në një komunikat ëtë Komunës së Prishtinës.

Bëhet e ditur se rregullimi bazik parkut pritet të përfundojë shumë shpejt, dhe më tutje ai do të pasurohet në vazhdimësi nga qiftet që do të martohen në kryeqytet.

"Secili nga këto qifte, do të ketë mundësi të mbjellë një fidan në këtë park. Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra", thuhet në komunikatë.

Sipas Komunës, ky është veç një hap i vogël, por tejet i rëndësishëm në përmirësimin e ambientit në kryeqytetin tonë.

"Komuna e Prishtinës angazhohet për sa më shumë hapësira të tilla të gjelbra, dhe fton qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim", thuhet në fund të komunikatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018

- Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Grupi inicues kundër rrënimit të objektit të shkollës së verbërve në Pejë mban një konferencë për media. (Sheshi në qendër të Pejës, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Policia e Kosoves fillon shpërndarjen e broshurave sipas projektit "Për një vit më të sigurt në trafik” me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës. (Pikë Kalimi Kufitar në Merdar, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bashkëbisedojë me studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Lipjanit. (Objekti i Komunës, ora 11:30)

- Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizojnë ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale "Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë" në fshatin Sevcë. (Ambientet e Ndërmarrjes Sociale në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekoron këngëtaren Era Istrefi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. (Kabineti i Presidentit, ora  12:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione  takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për të diskutuar lidhur me çështjen e Personave të Pagjetur pas samitit të mbajtur në Londër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:10 - vetëm pamje)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)