19 Prill 2024

Posta promovon turizmin në Bogë të Rugovës

Prishtinë, 9 dhjetor - Përmes pamjeve të tri pullave postare nga emisioni ”Turizmi malor-Boga”, prezantohen bukuritë mahnitëse të parkut natyror Boga.

Trembëdhjetë fshatra të shtrira në Bjeshkët e Rugovës, ofrojnë akomodim gjatë tërë vitit dhe mundësinë e njohjes së traditës dhe trashëgimisë.

Pyjet e dendura, liqe akullnaje, shpella e ujëvara kanë krijuar një parajsë ekologjike me mundësi të ushtrimit të sporteve malore. Prandaj jo rastësisht Boga radhitet  në mesin e destinacioneve më të preferua nga vizitorët e shumtë.

Këtë emision të pullave postare Filatelia e Postës së Kosovës e ka realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka siguruar pamjet për pulla postare.   

Posta edhe në të ardhmen do të promovojë bukuritë natyrore të vendit tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)