06 Mars 2021

Përurohet parku Lakuriq në Prizren

Prizren, 31 tetor - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi, dhe me përfaqësuesit nga OJQ “Ec ma Ndryshe” do të bëjnë përurimin e parkut në lagjen Lakuriq.

 Ceremoninë e rastit të inaugurimit të parkut të ri në lagjen Lakuriq në Prizren do të mbahet sot në lokacion tek parku që gjendet afër ndërtesës së KEDS-it.  

Dizajni i parkut të ri për lagjen Lakuriq në Prizren është kryer në kuadër të projektit “Hapësirat re-Publike” nga EC Ma Ndryshe përmes metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje të banorëve të lagjes bashkë me lojën virtuale ndërkombëtarisht të njohur - MineCraft të fondacionit Bllok pas Blloku. Investimi në park është bërë në bashkëfinancim mes Komunës së Prizrenit dhe EC Ma Ndryshe, gjegjësisht UN-HABITAT.

 Në kuadër të parkut janë ndërtuar fusha e basketbollit dhe futbollit të vogël, shtigje për ecje, lojëra për fëmijë, ulëse të formave të ndryshme, rregullim të peizazhit, ndriçim publik dhe shtylla anti-parking rreth e përqark parkut.

Ky projekt është njëri prej rezultateve që rrjedh nga procesi i gjatë gjithëpërfshirës që ka filluar vitin e kaluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Mars 2021 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit te Kodra e Kuqe në Grabanicë. (Grabanicë, ora 9:00)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 9:15)

 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:50)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hap ekspozitë me fotografi. (Prekaz, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kolektivi i Marshojmë s'festojmë do të mbajë konferencë për media ku do të prononcohen rreth organizimit dhe manifestimit të 8 marsit 2021. (Amfiteatri në sheshin Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet turnir në volejboll në Skenderaj. (Skenderaj, ora 11:00)

-  Për nder të Epopesë së UÇK-së, një delegacion i Nismës Socialdemokrate do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapitarit të Komandant Kumanovës - Ismet Jashari. (Në qënder të qytetit të prizrenit, ora 11:30)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, ora 12:00

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapidarit të Komandant Drinit - Ekrem Rexhes. (Përball Shtëpisë së Bardhë, ora 12:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë në Ekspozitën me 59 fotografi, e cila do të mbahet në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore në 23 vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. *Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon Performancen “A je çikë, a djalë?!”,  për të shënuar 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas. (Teatri Oda në Prishtinë, ora 19:00)