29 Mars 2024

Për tre vjet në Serbi janë ndërtuar 50 hotele

Novi Sad, 28 tetor - Në Serbi gjatë tri viteve të fundit janë ndërtuar 50 hotele me çka kapaciteti e vendosjes në këtë vend janë rritur për 1.600 persona, transmeton Beta.

Sipas sekretarit serb për Turizëm, Goran Petkoviq, ky është rezultat i investimeve të shumta private, si dhe faktit se në vend tani do të mbisundojnë hotele me tre apo katër yje për dallim prej më parë kur dominonin ato me dy yje.

Sipas fjalëve të sekretarit shtetëror për turizëm, investitorët në Serbi më së shumti ankohen në infrastrukturën e keqe dhe afatgjatësinë e disa procedurave administrative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)