14 Nëntor 2019

Oda e Afarzimit organizon ngjarjen tradicionale “Dita e Peshkut”

Istog, 15 qershor - Sot është mbajtur eventi tashmë tradicional ”Dita e Peshkut” në Istog, organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Kompania Trofta.

Ky aktivitet është mbajtur në ambientet e Trofta Istog, ku morën pjesë përfaqësues ndërkombëtar, Kryetari i Komunës së Istogut, zyrtarë nga ministria e Bujqësisë, Komiteti Olimpik i Kosovës, përfaqësues nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Klube të peshkimit nga qytete të ndryshme  të Kosovës, si nga Istogu, Trofta nga Peja, Krapi nga Prishtina, dhe shoqata nga qytete të tjera të peshkut përfshirë Ferizajin, Vushtrrinë, Gjilanin, Podujevën, Malishevën si dhe përfaqësues nga mediat dhe qytetarë të shumtë.

Hysni Zogaj,  Anëtar i Bordit të OAK-së theksoi se duhet të bëhet traditë festa e peshkut duke falënderuar të pranishmit me shpresë që vitet e ardhme ky festival të shtrihet edhe me gjerë, e me pjesëmarrës nga mbarë shqiptaria.  Ai po ashtu falënderoi kompaninë trofta për bashkëpunim si biznes anëtar dhe i premtoi mbështjetje maksimale nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Ndërsa Besim Hasani Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, vlerësoi lartë organizimin e kësaj ngjarje me rëndësi dhe përgëzoi për një iniciativë të tillë, duke shtuar që evente të tilla janë më se të nevojshme.

Gjithashtu, përfaqësues të tjerë  të organizatave të peshkut thanë se nga viti në vit kjo ngjarje do të bëhet më masovike duke kaluar edhe kufijtë e shtetit të Kosovës.   

Në këtë garë pjesëmarrëse ishin 13 ekipe, ku traditë e festivalit është nxënia e peshkut dhe gatimi aty për aty ku më pas vlerësohet nga juria profesionale.

Këtë vit garuesi më i  mirë ishte Ilir Hyseni nga Peja me zënien e peshkut më të madh prej 4 kg, ndërsa Labinot Elshani nga Istogu u rendit në vendin e dytë me peshkun prej 3.900 kg si dhe Halil Guta nga Gjakova me peshkun prej 3.700 kg.

Pjesëmarrës dhe simpatizues i kësaj gare ishte edhe peshkatari më i ri 9 vjeçari nga Prishtina Ari Zogaj që me entuziazmin e tij ia shtoi madhështinë “Ditës së Peshkut”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019 - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00).

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)