19 Prill 2024

Numri i turistëve të huaj në Shqipëri rritet me 18 për qind

Tiranë, 13 gusht - Shqipëria gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacion turistik për vizitorët e huaj, që e zgjedhin jo vetëm për të kaluar pushimet, por edhe për ta vizituar atë.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, në një postim të premten në rrjetin social Twitter, shkruan se \"18% më shumë vizitorë të huaj për këtë sezon turistik në portin e Vlorës dhe Sarandës, shifra që flasin vetë!

Numri i vizitorëve të regjistruar në sportelet pritës u rrit me 18% krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa numri i turistëve të huaj që mbërritën në portin e Vlorës dhe Sarandës gjatë periudhës 1 qershor deri 10 gusht 2016, u rrit në 52, 917, kundrejt 44, 722 vizitorëve në vitin 2015, shkruan Ministrja Ekonomi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)