03 Mars 2021

Numri i turistëve të huaj në Britani pritet të arrijë rekord në 2020

Londër, 19 dhjetor - Numri i turistëve të huaj në Britani pritet të arrijë rekord vitin e ardhshëm, sipas agjencisë kombëtare britanike të turizmit "VisitBritain".

Shpenzimet nga vizitorët e huaj parashikohet të arrijnë në 35 miliardë dollarë, me një rritje prej 6.6 për qind në krahasim me vitin 2019.

Numri i turistëve të huaj në Britani pritet të shënojë rekordin prej 40 milionësh, ose 2.9 për qind më shumë se sivjet, kur parashikohet që shifra të jetë 39 milionë.

Sipas agjencisë së analizës së udhëtimeve ajrore "ForwardKeys", rezervimet për fluturime nga vendet e tjera në Britani nga dhjetori deri në majin e ardhshëm janë 5 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, rezervimet nga Kina u rritën 33 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)