24 Gusht 2017

Numri i turistëve në Turqi rritet për 14.5 për qind

Stamboll, 2 gusht - Numri i turistëve, të cilët vizituan Turqinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, është rritur për 14.5 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, vetëm në qershor të këtij viti, në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur me 43.1 për qind.

Të dhënat tregojnë se në qershor Turqinë e kanë vizituar rreth 3 milionë turistë të huaj. Nga janari deri në qershor rreth 12.2 milionë turistë të huaj vizituan këtë vend.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti më shumë turistë, rreth 1.6 milionë, kanë ardhur nga Rusia. Në vendin e dytë është Gjermania me mbi 1.2 milionë, ndërsa më pas vijon Gjeorgjia me mbi 1.1 milionë turistë.

Në qershor, në krahasim me vitin e kaluar, është rritur për 21.9 për qind numri i turistëve të ardhur nga Rusia. Në vendin e dytë sërish janë turistët e Gjermanisë pastaj ata nga Irani.

Qytetet më të vizituara janë Stambolli, Antalia dhe Edreneja. Stambollin e kanë vizituar më shumë se 4.3 milionë turistë, Antalinë 3.2 milionë, ndërsa Edrenenë mbi 1.1 milionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2017

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasoj ka lëndime në masë. (Aeroporti i Gjakovës, ora 9:00)

- Kryesia e OVL UÇK-së mbanë mbledhjen e radhës, e cila do të jetë e hapur edhe për media. (Selia e OVL UÇK-së, ora 13:00)

-  Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do te behët zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)